Kjo javë pritet të nisë me mot të qetë, por të ftohtë.
Për të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu”, thuhet tutje.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore. Ndërsa në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.
“Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta. Prandaj, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë”, thuhet në njoftimin e institutit.