TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Të hënën fillon gjykimi i parë në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

nga TËVË 1
18 Nëntor, 2023
0
A A
Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 20 nëntor 2023 pritet të fillojë me gjykimin e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999.

Për Aksiq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar më 4 maj 2023 se kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për krime lufte dhe se risia e këtij rasti është se procesi gjyqësor do të zhvillohet pa prezencën e të akuzuarit.

Një gjë e tillë është paraparë dhe lejuar me Kodin e ri të Procedurës Penale Republikës së Kosovës (KPPRK).

Si është i rregulluar me KPPRK, gjykimi në mungesë të të akuzuarit?

Sipas nenit 303 të KPPRK-së, parashihet mbajtja e gjykimeve në mungesë dhe atë në rastet kur i akuzuari heq dorë vetë nga e drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.

Mirëpo, për një rrethanë të tillë parashihet që trupi gjykues nën gjykimit e të cilit gjendet çështja e caktuar penale, duhet të mbajë seancë dëgjimore për të vendosur nëse kërkesa e të akuzuarit për t’u zhvilluar procesi gjyqësor në mungesë të tij, është e bazuar.

Tutje, po në nenin 303, në paragrafin 7 thuhet se gjykimi mund të mbahet edhe në mungesë të të akuzuarit pa qenë fare prezent asnjëherë në çështjen penale ndaj tij, por se kjo mund të ndodhë vetëm kur prokuroria dhe gjykata të kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e të akuzuarit në procedurë.

Çka thotë paragrafi 7 i nenit 303 të KPPRK-së?

“7. Në rastet e veprave penale të përcaktuara në nenin 104 të Kodit Penal, gjykimi në mungesë mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret e parapara në këtë nen për praninë e të akuzuarit, nëse gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin gjyqësor dhe për ta siguruar praninë e tij…”, përcakton ky nen.

Gjithashtu, ndër të tjera në këtë nen sqarohet se i akuzuari edhe pse mungon në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij, si i akuzuar domosdoshmërisht duhet të ketë të paktën mbrojtësin e tij të angazhuar gjatë tërë procedurës penale.

“….Në këtë rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë tërë procedurës penale, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë. Nenet 11 dhe 56 të këtij Kodi në lidhje me mbrojtjen e detyrueshme zbatohen përshtatshmërisht”, përcaktohet më tej në këtë nen.

Andaj, në rastin konkret kur flasim për procedurën penale ndaj Akisq, nga PSRK por edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë me dije se kanë tentuar përmes të gjitha rrugëve ligjore të parapara me nenin 303, paragrafi 8, që të bëjnë sigurimin e të akuzuarit në procedurë, por që nuk kanë arritur.

Çka thotë neni 303, paragrafi 8 i KPPRK-së?

“8. Përpjekjet e arsyeshme në kuptimin e paragrafëve 6 dhe 7 të këtij neni përfshijnë procedurat sipas neneve 172 dhe 173 të këtij Kodi dhe një fushatë informative të plotë, duke e thirrur të akuzuarin të dorëzohet në juridiksionin e gjykatës. Po ashtu, ftesa së bashku me aktakuzën publikohen në ueb faqen e Prokurorit të Shtetit, gjykatës që zhvillon procedurën dhe në gazetën zyrtare, duke i bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet. Njoftimet e tilla i bëjnë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit që t’ia komunikojë atë informacion policisë”, përcakton paragrafi 8 i nenit 303.

Në bazë të nenit 172 dhe 173 të KPPRK-së, del se edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, por edhe vetë Prokuroria e Shtetit kanë bërë publike ftesën ndaj Aksiq që të lajmërohet për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë dhe po ashtu janë ftuar edhe personat që mund ta kenë parë, që të njoftojnë Policinë.

Andaj, me këto veprime edhe Gjykata por edhe Prokuroria del se kanë përmbushur obligimet e tyre ligjore sipas nenit 172, kur flet për thirrjen e të akuzuarit për t’u paraqitur dhe nenit 173 kur flet për urdhërarrestin, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Prandaj, mbi bazën e nenit 303, paragrafit 7 dhe 8, fillimisht me propozim të PSRK-së pastaj edhe me aprovim të Themelores, po pritet të zhvillohet procesi gjyqësor në mungesë të të akuzuarit Aksiq, e që pritet të vazhdojë edhe me gjykimet tjera në mungesë të të akuzuarve, për veprat që parasheh KPPRK-ja.

Gjykimi në mungesë të të akuzuarit në çfarëdo procedure penale sipas nenit 303, paragrafi 7, nuk parashihet vetëm për vepra penale krime lufte por edhe atë të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, vrasjes së rëndë dhe krimeve që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen.

Por, duhet ditur se në rastet kur zhvillohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit, personi i akuzuar në momentin që ka njohuri për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës për kthimin e rastit në pikën zero.

Çka thotë neni 303, paragrafi 9 i KPPRK-së?

“9. Personi i gjykuar sipas paragrafit 7 të këtij neni ka të drejtë në rigjykim të pakushtëzuar, automatik e të plotë sipas kërkesës”, përcaktohet në paragrafin 9 të nenit 303.

Prandaj, mbi këto rregulla ligjore është vendosur që gjykimi ndaj Aksiq të zhvillohet në mungesë të tij dhe kjo është hera e parë që Themelorja do të përballet me një praktikë të tillë.

Deri më tani, rezulton se PSRK ka ngritur gjashtë aktakuza për krime lufte, duke propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarve të zhvillohet në mungesë, me arsyetimin se sipas tyre janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur të pandehurit.

Krahas aktakuzës ndaj Aksiq, më 2 maj 2023, PSRK ka ngritur aktakuzë ndaj D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë, më 19 maj 2023, u ngrit aktakuza ndaj G.P., po ashtu për dhunim gjatë luftës në Kosovë, kurse më 10 korrik 2023, u ngrit aktakuzë ndaj I.B., për krime lufte në Kosovë, më 14 shtator 2023 u ngrit aktakuzë ndaj I.R dhe D.D., për dhunim gjatë luftës në Kosovë dhe më 2 tetor 2023, u ngrit aktakuzë ndaj M.J., po ashtu për dhunim gjatë luftës në Kosovë. Për të gjitha këto raste, është propozuar gjykimi në mungesë të të akuzuarve.

Tags: Gjykata Themelore ne PrishtineKPPRKKrime lufte
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X