TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

nga tëvë1
26 Shkurt, 2025
0
A A
Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar disa vendime.

Në mesin e tyre është  është edhe aprovimi i  Udhëzimin Administrativ për linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore.

Viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit. Linja telefonike emergjente ofron ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë te shërbimet përkatëse, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre.

Qeveria ka marrë vendim për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast fillon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës, në: Zonën Kadastrale Atmaxhë, komuna e Prizrenit; dhe Zonën Kadastrale Banjë, komuna e Malishevës.

Vendimet e miratuara:

Aprovuar rregulloren për  Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Luftimi i dhunës në familje, dhunës në bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave është njëra nga objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo rregullore specifikon në mënyrë të qartë rolin dhe përgjegjësinë e nivelit lokal në gjithë këtë betejë.

Aprovuar Udhëzimin Administrativ për linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore. Viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit. Linja telefonike emergjente ofron ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë te shërbimet përkatëse, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre.

Aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin dhe Funksionimin e Organizatave Joqeveritare. Përmes ndryshimeve të parapara në këtë Udhëzim, janë rregulluar afatet e ankesave kundër secilit vendim përfundimtar nga departamenti për OJQ, si dhe është harmonizuar edhe afati  për shqyrtimin e kërkesave.

Ndarë mjete financiare në mbështetje të Orkestrës së Fëmijëve “Amadeus” për pjesëmarrje në garat botërore të orkestrave në Vjenë “World Orchestra Festival Viena 2025”. Me këtë mbështetje ndaj orkestrës së vetme të fëmijëve që është vazhdimisht aktive dhe me program të gjerë, do të arrijmë që nëpërmjet këtij përfaqësimi në Vjenë të Austrisë në mesin e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës, të promovohet vendi dhe kultura jonë nëpërmjet brezave të rinj. Mbështetja do të bëhet nëpërmjet fondit të programit dedikuar për promovimin e vendit brenda Zyrës së Kryeministrit

Miratuar Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2025-2027. Programi parasheh veprime dhe aktivitete, për një Kosovë më të zhvilluar, me rajone të qëndrueshme dhe të afta për konkurrencë. Ai përcakton masat, aktivitetet për arritjen e objektivave, sipas prioriteteve për zhvillim rajonal të balancuar, burimet financiare dhe autoritetet përgjegjëse.

Emëruar Komisionin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për Nëpunësin e Kategorisë së Lartë Drejtuese me këtë përbërje:

Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;

Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.

Ky Komision drejtohet nga Ministri përgjegjës për administratë publike ose i deleguari i tij.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 07/14, të datës 15 nëntor 2017, i plotësuar me Vendimin Nr. 03/109, të datës 2 korrik 2019. Me qëllim të funksionalizimit të plotë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve politik, në pozitën e anëtarit të Komisionit të Ankesave emërohet Xhemajl Pllana.

Miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe Planit të Veprimit 2025-2026.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast fillon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës, në: Zonën Kadastrale Atmaxhë, komuna e Prizrenit; dhe Zonën Kadastrale Banjë, komuna e Malishevës

Themeluar Komisionin për Narkotikë, përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe autoriteteve të tjera kompetente në zbatimin e Strategjisë të vendit për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë

Miratuar Koncept-dokument për Fushën e Masave Antidamping dhe Masave Kundërbalancuese. Qëllimi i këtij koncept-dokumenti është mbrojtja e industrisë vendore, duke përcaktuar rregullat dhe procedurat për vendosjen e masave antidamping ndaj importeve të dampuara, si dhe masave kundër balancuese ndaj importeve të subvencionuara nga vendet tjera.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komisionit për verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, sipas të cilit i vazhdohet mandati komisionit edhe për gjashtë muaj.

Emëruar Edi Gusian në pozitën e Drejtores Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit.Emëruar Leonita Shabani Mullaramën në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndarë nga fondi “Promovimi i vendit” 28,100 euro për organizimin e KUDO Digital Accounting Conference 2025, një ngjarje tashmë e dëshmuar tradicionale që synon avancimin e kontabilitetit digjital dhe promovimin e Kosovës si qendër për shërbime kontabël nga distanca, dhe 27,500 euro për mbulimin e hapësirës ekspozuese për prodhuesit vendorë të mobilieve në New York Build Expo 2025, një nga panairet më prestigjioze të ndërtimit dhe dizajnit të brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani: Kujtimi për Konushevcin dhe Malajn zotim për ta ruajtur lirinë

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

Murati: Qëllimi i Vetëvendosjes nuk është që të shkojë në zgjedhje

​LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani: Kujtimi për Konushevcin dhe Malajn zotim për ta ruajtur lirinë

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

Murati: Qëllimi i Vetëvendosjes nuk është që të shkojë në zgjedhje

​LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X