TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Te Drita presin fitore ndaj Omonias

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Te Drita presin fitore ndaj Omonias

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka theksuar të mërkurën në konferencën për shtyp se ka mësuar shumë nga ndeshjet që i ka zhvilluar Kosova në kualifikimet e Botërorit 2026.

Ndërsa, për paraqitjet e Kosovës, trajneri Ramadani merita të mëdha i ka dhënë selektorit Franco Foda.

Ramadani ka nënvizuar po ashtu se Foda do të kishte merita të mëdha, edhe nëse Drita e mposht Omonian të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë të Ligës së Konferencës.

Dueli Drita – Omonia luhet nga ora 18:45 dhe gjilanasit në këtë përballje futen pas barazimit 1:1 në xhiron e parë në Finlandë ndaj Kups.

“Niveli është pak më shumë më i lartë se kampionati jonë. Ne kemi parë dy ndeshje të kampionatit të Qipros, bëhet fjalë për një kampionat mjaftë të fortë, me tifozëri të flaktë, me shumë ritëm. Këtë ritëm na bie ta përjetojmë vetëm në ndeshjet kur i kemi në Evropë. Në kampionat kemi ritëm ndryshe. Sa i përket reprezentacionit të Kosovës, padyshim që si trajner gjithmonë shohim ndeshje dhe në tre ndeshjet e fundit që ka bërë Kosova, unë për vete kam marrë shumë mësim se si duhet të vendoset ekipi kur ka përballë një ekip ose kombëtare që është në nivel më të lartë”, është shprehur Ramadani.

“Shpresoj se kemi marrë mësimin e duhur. Do mundohemi ta shfrytëzojmë ne këtë. Nëse do të dalim me fitore padyshim se edhe Franco Foda ka meritë për shkak që i kam parë shumë mirë ndeshjet e fundit të Kosovës, i kam analizuar, jo për të bërë analizë nëpër debate televizive, por thjeshtë për të pasur një material më tepër në të ardhmen për mua si trajner”, deklaroi Ramadani.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi i Dritës, Jorgo Pëllumbi, mbështetet në përkrahjen e tifozëve për të marrë rezultat pozitiv ndaj Omonias qipriote.

“Kemi bërë analizën. Kemi parë si luajnë si ekip. Jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën që t’i ndalojmë dhe pse jo të fitojmë. Pika me KuPS-in ishte diçka e mirë edhe pse besoj se mund të kishim bërë akoma më mirë, të dilnim me fitore atje. Por kjo ka shkuar. Besoj se kemi shumë mundësi. Jemi të gatshëm të japim më të mirën nesër dhe pse jo të dalim me fitore”, tha Pëllumbi.

Ai ka shtuar se “presim mbështetje të madhe nga tifozët. Bëjmë thirrje për tifozët, jo vetëm të qytetit tonë por gjithë kombit. Drita përfaqëson jo vetëm Gjilanin por gjithë kombin shqiptar. Sa më shumë përkrahje të kemi, më shumë motiv do të kemi gjatë ndeshjes”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Zhduket një vajzë në Malishevë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë në magjistrale, qëllohet një veturë në lëvizje

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën