TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tarifat e ShBA-së ndaj Kosovës “mollë sherri” mes presidentes dhe Qeverisë

Kërkesa e presidentes Osmani për pezullimin e tarifave për produktet amerikane shkaktoi një përplasje mes Presidencës dhe Qeverisë. Të dy institucionet drejtuan kritika dhe akuza ndaj njëra-tjetrës. Ekonomistët thanë që marrëveshjet ndërkombëtarë bien në domenin e Ministrisë së Financave. Por në mbrojtje Osmanit i dolën kongresistët republikanë.

by Doresa Geci
2 vjet ago
1 0
A A

Me të kryer orarin e rregullt të punës, ushtruesi i detyrës së  Ministrisë  Financave, Hekuran Murati kishte nisur  shfletimin e  mediave në rrjetet sociale.

Por lajmi për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, drejtuar qeverisë për pezullimin e tarifës ndaj produkteve me origjinë nga SHBA  nuk i pëlqeu këtij të fundit.

Prandaj Murati përmes llogarisë së tij në rrjetin social facebook reagoj kundrejt kësaj kërkesë të presidentes së vendit.

Madje, këtë kërkesë të shefes së shtetit,  Murati e quajti edhe jo serioze.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”.

E nuk vonoi shumë erdhi edhe kundërpërgjigja nga Presidenca.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina e quajti reagimin e Muratit si të turpshëm e skandaloz.

“Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet. Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike në raport me aleatin tonë strategjik e ekzistencial”.

E pas kësaj përplasje, eksperti i ekonomisë tregon se në fushëveprimin e kujt janë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kështu që i takon Ministrisë së financave që të ngrit nevojën për një marrëveshje ndërkombëtare me pjesën e Amerikës dhe sigurisë zyra e kryeministrit dhe ta ngris një marrëveshje. Në këtë rast presidentja nuk ka përveë të ruaj marrëdhëniet dhe vizitat bilaterale por marrëveshjet nderkombetare i takonë zyres se kryeministrit gjegjësisht ministrit të financave”, thotë Adem Qorolli – ekspert i ekonomisë.

Megjithatë, Osmani mori mbështetje për këtë kërkesë nga Kongresistët republikanë.

Carlos Gimenez  lavdëroi kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar qeverisë për heqjen e tarifës ndaj importeve të produkteve të SHBA-së, duke theksuar se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.

“Faleminderit, zonja presidente! Kjo po pranohet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, shkroi në X, Gimenez.

Edhe kongresisti tjetër nga radhët e republikanëve, Keith Self, mirëpriti kërkesën e presidentes Osmani, duke thënë se ky është mësim i jashtëzakonshëm.

“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, postoi në X, Keith Self.

Edhe Oda Amerikane ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën