Cristiano Ronaldo është gati të thyejë një rekord të ri. Nëse zbret në fushë kundër Lihtenshtajnit, në ndeshjen e parë kualifikuese të Portugalisë për Euro 2024, CR7 në fakt do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori në rang kombëtaresh.
Më 10 dhjetor, me çerekfinalen e Kupës së Botës 2022 të humbur kundër Marokut, sulmuesi i Al-Nassr kishte arritur ish-futbollistin e Kuvajtit, Bader Al-Mutaëa, me 196 ndeshje. Në këtë mbrëmje ka mundësinë ta kalojë atë.
Në vitin 2021, ai ishte bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e një kombëtareje evropiane, duke kaluar rekordin e Sergio Ramosit.
Pas tij, përveç spanjollit (180), janë Gianluigi Buffon (176) dhe Iker Casillas (167).
Që nga 1 shtatori 2021 (dygolësh kundër Irlandës në kualifikueset e Kupës së Botës), ai u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipet kombëtare të meshkujve, duke thyer rekordin e iranianit Ali Daei. Tani është në kuotën e 118 gola, një rekord të cilin me siguri do të përpiqet ta thellojë.