Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë marr nga BE-ja.
Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme.
Tahiri të hënën, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se zgjidhja e vetme është rrëzimi i kësaj Qeverisë.
“Zgjidhje është rrëzimi i kësaj Qeverie, pastaj rrugën për të pasur sukses në duhet ta diskutojmë. Ne e dimë aktualisht se si jemi me numra në Kuvend. Ajo që është e rëndësishme është që ne të gjejmë rrugën ta gjejmë drejtimin dhe thjeshtë të mos kemi nevojë për protagonizëm që ta bëjmë një lajm më shumë brenda ditës për këtë çështjet dhe në fund të dështoj. Dështimi i mocionit do të thotë që tre muajt e ardhshëm nuk mund të mbahet mocioni tjetër. Prandaj ne nuk jemi të interesuar që të ju mundësohet më tutje jetën kësaj qeveri degraduese. Jemi të interesuar që të gjejmë zgjidhje, që t’i sanojmë dëmet që janë shkaktuar nga kjo Qeveri e Kosovës”, tha ai./teve1.info