Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se “Vuçiqi e njohu Kurtin por jo shtetin e Kosovës”, përcjell teve1.info
“Ajo që dihet është se Vuçiqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosovës, pas një përfundimi në Bruksel pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse të dyja palëve!”, ka shkruar ajo.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar dje se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian pa ndryshime, teksa ka bërë të ditur se bisedimet për zbatimin e saj do të zhvillohen së shpejti.
Ky propozim është publikuar edhe në webfaqen e Shërbimit e Veprimit të Jashtëm të BE-së. /Teve1.info/