Sipas tij, Qeveria po e ndan popullin kush është me Rrahman Jasharin e kush me Albin Kurtin.
“Kjo Qeveri po e ndan popullin, kush është me Rrahmanin e kush me Albinin. Ky se ka as për ego e as nuk e ka për inati, ky e ka për qëllim politik. Qëllimi politik i tij është me i përça sindikatat që nuk ka mujt me i kap çysh i ka kap bordet, çysh i ka kap agjencitë ekzekutive, a ka naj njeri jashtë Vetëvendosjes që ka hi në këto borde, në punë askush…”, tha ai.
Gjatë fjalimit të tij Tahiri theksoi se kryeministri Kurti po dëshiron ta krijojë binomin Albin Kurti, Rrahman Jashari dhe opozitë.
“Pra nuk është ego e as inati pra, është qëllim politik me e përqa sindikatën dhe pastaj dtth me e fillu me e marrë atë koncept, pra nuk ka të bëj sen me konceptin e majt. Në fakt ka të bëjë me krijimin e binomit Albin Kurti, Rrahman Jashari dhe neve partive opozitare, me thanë qe jau kom qite Rrahman Jasharin, Rrahmani është shefi i opozites dhe me këtë krijimin e këtij binomi ka për qëllim me e nënvlerësu dhe në të njejtën kohë me i anashkalu problemet që janë në të gjitha sektorët”, shtoi ai./teve1.info/