Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka uruar qytetarët për marrjen e vendimit final për liberalizimin e vizave.
Tahiri në veçanti ka uruar mijëra zyrtarët publik në të gjitha nivelet “që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne”.
Sipas tij tani është koha që të punohet për heqjen e regjimit të vizave edhe nga ShBA-ja.
“Tani është koha të punohët për një regjim pa viza me SHBA-të, referencën tonë identitare”, ka shkruar Tahiri.