Shefi i grupit parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ka pasur një takim shumë konstruktiv me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ai tha se gjatë takimit diskutuan për procesin e integrimit në BE, reformat në administratën publike dhe rrugën përpara.
“Në takim theksova se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë. E falënderova Violën për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe në mbështetje të Kosovës”, ka deklaruar ai./teve1.info