TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: S’pres progres në dialog, Kurti e ka rrezikuar partneritetin me ShBA-në

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është skeptik se do të ketë progres në dialog gjatë këtij viti, derisa thotë se Kurti ka gabuar që s’ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tahiri për KosovaPress, thotë se Kurti po dëmton raportet me aleatë, veçanërisht me ShBA-në, për shkak të eksperimenteve të tij.

“Jo nuk po pres. Ne duhet të jemi real në politik. Bashkimi Evropian e ka pasur mbështetjen e plotë nga Departamenti i Shtetit në agjendën e dialogut të udhëhequr nga zotëri Lajçak…Kjo qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, thotë ai.

Sipas Tahirit, faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se Kurti është joserioz në temën e dialog.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe i ka thënë po planit të veprimit të Ohrit dhe po ashtu është dakorduar në Bratislavë për disa tema. Ka shkuar pak më tutje, ky kryeministër dhe ka thënë se unë jam i gatshëm që nesër me nënshkru Asociacionin e krejt. Faktori ndërkombëtar kur je në këtë qasje dëshiron të shoh serioz, e ky nuk është serioz. Nuk ka qenë në gjendje me i dërgu pesë faqe propozim për Asociacion. Nuk kemi një vlerësim kritik, një vlerësim empirik, institucional të qeverisë së Kosovës për Asociacionin. Në këtë temë nuk ka hajgare dhe në këtë temë duhet seriozitet, të shihet se a është ai statut me probleme”, deklaroi Tahiri.

Duke folur për raportin e shërbimeve inteligjence amerikane, ku përmendet mundësia e konflikteve ndër-etnike në Ballkanin Perëndimor, Tahiri thotë se Kosova nuk është e rrezikuar prej qytetarëve serbë në vend, por nga ambiciet luftënxitëse të Serbisë.

“Retorika luftënxitëse buron nga Serbia, respektivisht edhe nga Dodiku në Bosnje, veçanërisht e konfliktit ndër-etnik. Në Serbi asnjëherë nuk janë shuar kërkesat, ëndrrat dhe synimet politike për botën serbe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe unioni evropian duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi ajo retorik e ka një burim, një rrënjë. Kosova nuk ka rrezik prej qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. Kosova është e rrezikuar prej ambicieve luftënxitëse të një bote serbe dhe të një Serbie të madhe të gjeneruar në Beograd”, thekson Tahiri”, thekson Tahiri.

Krahas kësaj, Tahiri shton se respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket tokës në Manastirit të Deçanit është sfidues për çdo shqiptarë, por i domosdoshëm për respektimin e ligjit në Kosovë dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Shtëpia e Ymer Elshanit së shpejti kthehet në muze

Shahini: Çdo vit po mbyllen rreth 2 mijë biznese

Shahini: Çdo vit po mbyllen rreth 2 mijë biznese

Auto Draft

A janë alarmuese shifrat e trafikimit me njerëz?

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Anëtarësimi i Kosovës në NATO vlerësohet i largët

Kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare prezantohen për herë të parë në “Oktoberfest” në Mynih

Kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare prezantohen për herë të parë në “Oktoberfest” në Mynih

Auto Draft

Shtëpia e Ymer Elshanit së shpejti kthehet në muze

Shahini: Çdo vit po mbyllen rreth 2 mijë biznese

Shahini: Çdo vit po mbyllen rreth 2 mijë biznese

Auto Draft

A janë alarmuese shifrat e trafikimit me njerëz?

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Anëtarësimi i Kosovës në NATO vlerësohet i largët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

A po pret kryeministri përfaqësues të shteteve në zyrë?

Auto Draft

Detaje nga aksioni në Vushtrri, të arrestuarit dyshohen për disa vepra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën