TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri – Qeverisë: Jeni përgjegjës për ushtrimin e sovranitetit të Kosovës edhe në Veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri – Qeverisë: Jeni përgjegjës për ushtrimin e sovranitetit të Kosovës edhe në Veri

Madje, ai u bëri thirrje që mos të mungojë as sovraniteti në atë pjesë të vendit, teksa shpresoi se nuk do kthehet gjendja e njëjtë si në korrik të vitit 2011.

“E nderuara Qeveri e Republikës së Kosovës, si opozitë ju mbështesim edhe sot e kësaj dite që të vazhdoni me funksionimin e punës së institucioneve që sapo i përmenda për atë pjesë të territorit të vendit. Jeni përgjegjës për moslejimin e kthimit të gjendjes para korrikut të vitit 2011. Jeni përgjegjës për ushtrimin e sovranitetit të Kosovës edhe në atë pjesë të veriut. Prandaj ne do ju mbështesim deri në atë moment ku ju nuk do hiqni dorë nga Veriu”, deklaroi Tahiri para deputetëve.

Më tej, Tahiri tregoi disa nga angazhimet e tyre që kanë bërë deri më sot në pjesën veriore të vendit, duke përmendur faktin se për më shumë se një dekadë kanë pasur synim rendin dhe ligjin në atë pjesë.

“Kemi punuar për më shumë se një dekadë për vendosjen e sundimit, rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Për më shumë se një dekadë kemi pasur angazhim të përbashkët për vendosjen e policisë së Kosovës për të ofruar një ambient më të qetë e më të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Për më shumë se një dekadë kemi punuar së bashku që ta vendosim prokurorin e shtetit i cili do të ndjekë kriminelët, strukturat paralele, qofshin ata shqiptarë, qofshin ata serbë. Kemi punuar më shumë se një dekadë për vendosjen e gjyqësorit në atë pjesë të vendit”, shtoi ai tutje.

Gjithashtu, ai tha se ky ka qenë një angazhim i përbashkët për largimin e strukturave paralele, të cilat sipas tij, financoheshin nga Beogradi.

“Kemi pamundësuar funksionimin e kriminelëve që mbështeteshin nga politikat serbe, siç ishte edhe Radojçiçi”, theksoi Tahiri./Teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën