Tahiri vlerëson se Qeveria Kurti nuk po merr në konsideratë asnjë propozim konkret që do të ndikonin në uljen e çmimeve të derivateve vetëm për faktin se ato vijnë nga opozita.
“Por, kemi një qeveri kokëfortë, një pushtet arrogant e që nuk dëgjon propozimet vetëm pse ato vijnë nga opozita, teksa nuk ka asnjë propozim konkret. Pra, ulja e akcizës dhe e TVSH-së e ndihmon direkt qytetarin. Sot Qeveria i merr 65 cent në litër tatim nga qytetarët. Paraja është më e sigurt në xhepin e qytetarëve se sa në xhep të Qeverisë”, tha ai në emisionin “Ditari”.
Krahas kësaj, Tahiri tha se debati për çështjen e akcizës do të mbahet të enjten e ardhshme në Kuvend.