TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri publikon dhjetë konkluzat nga tryeza e sotme për sektorin e bujqësisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri publikon dhjetë konkluzat nga tryeza e sotme për sektorin e bujqësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka publikuar dhjetë konkluzat e dala nga tryeza e sotme me temën “Zhvillimi ekonomik përmes bujqësië”, e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri ka thënë se “politikat në sektorin e bujqësisë nuk janë fikse, ato janë relative.“Politikat në Sektorin e Bujqësisë nuk janë fikse, ato janë relative pasi që varen nga shumë faktorë të cilët duhen marrë parasysh në procesin e financimit përmes subvencioneve”.

Postimi i plotë:

10 pikat e Tryezës së Bujqësisë!

    1. Politikat në Sektorin e Bujqësisë nuk janë fikse, ato janë relative pasi që varen nga shumë faktorë të cilët duhen marrë parasysh në procesin e financimit përmes subvencioneve.
    2. Sektori i bujqësisë duhet të jetë prioritet kombëtar, të i rritet buxheti pasi që ky sektor krijon zhvillim ekonomik, vende të reja pune, është ndërmarrësi strategjike ekonomike dhe angazhim jashtë kryeqytetit e zona urbane. Riorganizimi i Buxhetit është parakusht i suksesit.
    3. Planifikimi i politikave bujqësore duhet të vijë si proces i përbashkët i monitorimit të sektorit të bujqësisë nga qeveria dhe informatave që vijnë nga komunat. Bilanci i tanishëm i importit me eksport është 9 me 1. Duhet të reduktohet importi, të stimulohet prodhimi që krijon eksport.
    4. Subvencionet duhet të arrijnë te fermeri në kohë dhe duhet të adresojë nevojën në kohë të caktuar. Kriteret për Grante duhet të lehtësohen, të jenë të ndërlidhura me kontekstin e Kosovës dhe zonës së rendimentit prioritar. Subvencionet duhet të jenë në bazë të kapacitetit të fermës dhe jo vetëm pronës. Grantet të jenë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në një kohë. Subvencionimi i derivateve për fermerë duhet të jetë më i lartë dhe kjo rritje duhet të ndodh me urgjencë. Nuk ka logjikë që fermerët të blejnë naftë me çmimin e njëjtë që e blen dikush me veturë luksoze.
    5. Tokat bujqësore duhet të klasifikohen si aset nacional, ndërsa Kuvendi duhet të miratojë Ligjin për Zonat Strategjike për Bujqësi dhe kategorizimin e produkteve strategjike. Sistemi i ujitjes të modernizohet, dizajnimi i sistemit të ujitjes të adaptohet sipas kontekstit dhe të zgjerohet e rehabilitohet. Pendat akumuluese të ndihmohen.
    6. Takime konsultative Qeveri-Komunë-Fermer-Fakultet i Bujqësisë duhet të jenë të rregullta dhe periodike në 7 qendrat rajonale të vendit.
    7. Burokracia e tepruar dhe digjitalizimi po diskriminon fermerët pasi që të njëjtit nuk kanë kapacitete të avancuara. Qeveria duhet të ndihmojë fermerët me lehtësira burokratike, si në procesin e aplikimit po ashtu edhe në përgatitjen e planeve biznesore. Qeveria duhet të adresojë me urgjencë emërtimin e noterëve në mënyrë që të eliminohen pritjet në disa komuna dhe rritjen e numrit të Inspektorëve.
    8. Qeveria duhet të adresojë shpopullzimin, respektivisht dy fenomene negative: 1. migrimin e madh nga zonat rurale në ato urbane brenda Kosovës dhe 2. migrimin nga Kosova jashtë vendi. Ky trend i ikjes po e dëmton fuqinë punëtore në bujqësi.
    9. Dëmet në Bujqësi krijojnë probleme dhe dëme serioze të këtij sektori. Sigurimet bujqësore duhet të adresojnë specifikisht situata të paparashikueshme, si reshjet atmosferike, vërshimet, breshëri dhe katastrofa tjera natyrore.
    10. Qeveria duhet të stimulojë investimet e huaja direkte. Duhet të hartohet një ofertë strategjike për investime në bujqësi nga kompani të huaja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një i dënuar për narkotikë në Gjakovë

Arrestohet një i dënuar për narkotikë në Gjakovë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, QKUK: Gjendja e tyre është e rëndë, por stabile

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

106 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Arrestohet një i dënuar për narkotikë në Gjakovë

Arrestohet një i dënuar për narkotikë në Gjakovë

Shpërthim në një kafene në Damask, raportohen të plagosur

Shpërthim në një kafene në Damask, raportohen të plagosur

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, QKUK: Gjendja e tyre është e rëndë, por stabile

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan zhgënjyese

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

106 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Libani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje mosndërhyrjeje

Libani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje mosndërhyrjeje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën