Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj kritikave të fundit ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kundër saj po zhvillohet një fushatë e organizuar me shpifje.
Në një postim në Facebook, Tahiri citoi Fan Nolin, duke thënë se situata aktuale i ngjan përshkrimeve që ai kishte bërë një shekull më parë për politikën shqiptare.
“Brenda një dite, si me magji, tradhtari bëhet patriot dhe patrioti tradhtar”, citoi Tahiri thënien e Nolit, duke shtuar se e njëjta histori po përsëritet sot me sulmet ndaj presidentes Osmani.
Sipas tij, fushata e organizuar kundër presidentes duhet të ndalet.
Presidentja Osmani është kritikuar së fundmi nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje dhe persona të afërt me kryeministrin Albin Kurti, pas dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit.







