Shefi i Grupit Parlamentare të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur në kuvend në mes të opozitës dhe pozitës.
Ai tha se “grushtet e pushtetit ndaj deputeteve, janë akti i fundit para kapitullimit”.
“Grushtet e pushtetit ndaj deputeteve, janë akti i fundit para kapitullimit. Pra, tash është e qartë se pushtetit të koordinuar mes Kurtit e Radojçiqit po i shihet fundi”, ka shkruar ai.