Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është afatgjatë dhe i përjetshëm.
Me këtë rast, ai ka publikuar një fotografi në Facebook me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, përcjell teve1.info
“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar ai.
Dje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin Hovenier, me ç’rast e ka falënderuar atë për angazhimin e tij dhe të SHBA-së në mbështetje të Kosovës, teksa ka bërë të ditur se po ashtu ia ka prezantuar qëndrimin e AAK-së, në mbështetje të marrëveshjes Kosovë – Serbi. /Teve1.info/