TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Kush do të jetë pjesë e kabinetit të Qeverisjes së mirë të PDK-së do ta kuptoni ditëve në vijim

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kush do të jetë pjesë e kabinetit të Qeverisjes së mirë të PDK-së do ta kuptoni ditëve në vijim

Ai ka sqaruar se kjo nismë është në finalizim e sipër dhe ditëve në vijim do të bëhen publik emrat. Tahiri nuk e bëri të ditur se a do të jetë pjesë kabinetit, por tha se ka përgjegjësi të mëdha si shef i Grupit të PDK-së në parlamentin e Kosovës.

“Ky organizim është në finalizim e sipër dhe kush do të jetë pjesë e saj besoj që do ta kuptoni ditëve në vijim. Unë kam angazhim në Parlamentin e Kosovës si shef i Grupit Parlamentar me një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe dhe për emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të qeverisjes së mirë të PDK-së, do t’i kuptoni ditëve në vijim”, tha Tahiri.

Kurse sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka sqaruar se rregullimi dhe funksionimi i qeverisjes së mirë është përcaktuar duke shtuar se do të ketë drejtuesit, zëvendësit dhe koordinatorët.

Tutje, Gjoshi tha se kabineti do të ketë ekspert të fushave të ndryshme pa përjashtuar njerëz që mbajnë funksione brenda partisë apo njerëz që kanë funksione edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Rregullativa që kemi miratuar Këshilli drejtues e përcakton që kabineti i qeverisjes së mirë do të jetë i përbërë nga ekspert të fushave të ndryshme pa përjashtuar njerëz që mbajnë funksione brenda partisë apo njerëz që kanë funksione dhe në Kuvendin e Kosovës. Rregullimi i funksionimit të saj është i përcaktuar me këtë rregullore. Kjo do të funksionojë si një Qeveri brenda partisë së PDK-së, do ta ketë drejtuesin e vet, zëvendësit e saj, koordinatorët për departamentet të cilat do të themelohen dhe do ta ketë edhe numrin e caktuar të ekspertëve. Mbledhje të rregullta dy herë në muaj”, tha Gjoshi.

Sipas tij, fokusi kryesor i këtij kabineti është ta bëjë opozitën karshi Qeverisë dhe të ofrojë ide alternative që kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme të dalin fitues.

“Ky kabinet i qeverisje së mirë i ka disa detyra: e para është që ta bëjë opozitën karshi kësaj Qeverie të cilën e kemi dhe do të paraqesë ide alternative se si do të bëheshin punët më mirë dhe do të ofrojë PDK-në me qytetarët e Kosovës që do ta bindë se është alternative e duhur që nesër kur të mbahen zgjedhjet të jemi fitues të atyre zgjedhjeve, ku ato ide do t’i proklamojmë gjatë punës së kësaj Qeverie”, tha ai.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, me 28 mars kanë dhënë s dritën jeshile nisjes së themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë (KQM).Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, që sipas statutit të PDK-së është parakusht për themelimin e KQM-së./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte u gjetën armë dhe një uniformë e MUP-it

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte u gjetën armë dhe një uniformë e MUP-it

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shkon drejt përfundimit

Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shkon drejt përfundimit

Arrestohet një person në Gjakovë, e sulmoi dhe zvarriti me forcë nga taksi një grua

Dy të arrestuar për vjedhje veture në Fushë Kosovë, lirohen në procedurë të rregullt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën