Në seancën që po mbahet në Kuvend, Tahiri theksoi se po kërkojnë që të ndërprehet seanca, sepse siç thotë ai, nuk mund t’i përbuzin veteranët, shkruan teve1.info
“Ata protestues po protestojnë për shkak të një vendimi të Kuvendit të Kosovës. Dhe sot ne nuk mundemi me injoru dhe anshkalu një gjë të tillë. Pra nuk fillon gjithçka me ty, kjo ka filluar shumë më herët. Ne po kërkojmë sot që të ndërprehet kjo seancë, sepse nuk mund t’i përbuzim ata njerëz. Dhe ti së bashku me Komisionin për Buxhet dhe Transfere, me ministrin e Financave, t’i takoni dhe të arrini një marrëveshje ose të hymë në një proces i cili do ta përcaktojë çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së, dhe pastaj ne do të mund të kthehemi në formalitet“, tha Tahiri.
Ai shtoi se Kurti i ka injoruar deputetët, prandaj atyre sot iu është dashur që të ndërmarrin veprime.
“Por edhe njëherë po e them, nuk kemi fillu sot me këtë punë. Qe në një muaj po e diskutojmë, ti ke injoru, prandaj ne sot po marrim veprime“, tha Tahiri. /Teve1.info/