Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se kryeministri Kurti e ka pranuar se qeveria e tij ka dështuar.
“Kurti, gjatë mbledhjes së subjektit të tij, me zë e me shkrim e pranoi se ministrat e tij kanë dështuar andaj i paralajmëroi ata me shkarkim. Megjithatë, kryeministri është përgjegjës për këtë situatë më shumë sesa ministrat mbi të cilët po përpiqet të hedhë fajin. Kur gjërat nuk funksionojnë, është menaxheri ai që duhet të merr përgjegjësinë. Kurti po mundohet të fajësojë të gjithë përveç vetes në situatën kur ai është në krye të vendit dhe ky është manipulim i tij”, ka shkruar Tahiri.