TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Kurti e dogji Parlamentin për të bindur popullin se qeveritë e kaluara nuk e kanë kryer çështjen e sovranitetit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kurti e dogji Parlamentin për të bindur popullin se qeveritë e kaluara nuk e kanë kryer çështjen e sovranitetit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se Albin Kurti në të kaluarën e kishte djegë Parlamentin e Kosovës për siç tha ajo, të bind popullin se qeveritë e kaluara nuk e kryen çështjen e sovranitetit, raporton teve1.info

Tahiri në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, tha se qeveria, pjesë e së cilës ishte edhe vet, i kishte zhbërë strukturat paralele të cilat ishin vendos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“I kemi zhbë strukturat në fushën e drejtësisë, policisë, mandej strukturën e mbrojtjes civile, doganat e të tjera ku ka pas struktura paralele i kemi zhbë. Dhe çfarë kemi mbërri, e kemi shtri sovranitetin në veri”, tha Tahiri.

Ndërsa, e pyetur nëse ky integrim i serbëve në veri ishte si një ‘kështjellë prej letre’ për shkak se ata vepruan me urdhra të Vuçiqit përmes Listës Serbe, Tahiri pati një përgjigje.

“A keni shkuar si gazetar në Mitrovicën Veriore, në gjykatat që ne i kthyem në sistemin e Kosovës me i pa si funksionojnë? A punojnë me vula të Kosovës a me ligje të Kosovës? Unë po ju garantoj, u kam thënë edhe të tjerëve gazetar u thoja kur ishte fjala kur i sollëm autoritetet se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Serbia i dogji Jarinjen dhe Bërnjakun. Kur ne i kthyem autoritetet shtetërore me polici, me dogana, u thoja gazetarëve: ju lutem shkoni atje në kufi shihni siç po funksionon. Pastaj mbrojtja civile ka qenë strukturë paramilitare, e kemi zhbë, plus e kemi çarmatosë, demilitarizua bashkë me EULEX-in. I kanë dorëzuar gjitha uniformat, pajisjet ndoshta edhe ndonjë armë tek EULEX-i, me mbikëqyrjen e BE-së dhe KFOR-it. Çfarë u bë me ta, ata u bënë shërbyes civil, bile trajnimet u majtën në Vushtrri në Akademi për t’u integruar dhe për të marrë detyrën. Pastaj besoj e dini që ka pas kamera vrojtuese 3-4 mbi urën e Ibrit, i ka pas vu rojat e urës në ato kohëra, krejt këto janë realizua. Mirëpo kur ke të bësh me një opozitë sikur ishte ky Kurti që e dogji Parlamentin për të bind popullin se qeveritë e kaluara nuk e kryen çështjen e sovranitetit, e tani ku jemi, jemi në momentin që opozita është e kulturuar, kulturë politike, absolutisht as nuk vjen në shprehje të përdoren metodat e dhunshme siç i kishte përdorur Kurti”, deklaroi Tahiri në emisionin “Info-Nata” .

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Të paktën 11 të vdekur dhe 50 të plagosur nga dy aksidente masive në autostradë në Bullgari

Të paktën 11 të vdekur dhe 50 të plagosur nga dy aksidente masive në autostradë në Bullgari

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën