Deputeti Tahiri thotë se Kurti duhet të marrë vendime dhe do ta ketë mbështetjen e AAK-së, ashtu siç tha se e ka pasur edhe në plot raste të tjera.
“Përgatitu. Merri veprimet. Merr vendime ekzekutive. Rriti ato paga, çka dreqin u bo me ato paga që s’je në gjendje qe një vit e gjysmë me i pru. Merr vendime çka ke me bo edhe e ke mbështetjen tonë. Karshi Serbisë e ke pas, e ke pas për referendum me Serbinë, e ke pas për zgjedhjet në Serbi. Atë ditë që e ke pas ti vendimin, të nesërmen kemi dal ne si Grup Parlamentar, si Kryesi, si Këshill Drejtues, ta kemi dhanë mbështetjen. Nuk e kemi hallin me ty, po me Aleksandar Vuçiqin”, tha ai. /Teve1.info/