TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Kosova duhet të kërkojë njohje reciproke, mos të ulet në diskutim teknik

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kosova duhet të kërkojë njohje reciproke, mos të ulet në diskutim teknik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka prezantuar rezolutën e kësaj partie me pesë rekomandime për dialogun me Serbinë. Sipas tij, formati i tanishëm i dialogut duhet të ndryshojë dhe Kosovë mos të ulet në tryezën e diskutimit teknik.

Ai gjatë seancës plenare ku po mbahet debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, tha se rezoluta e AAK-së, kërkon që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, e jo të vazhdohet në nivel të teknikëve.

“Ne mendojmë që formati i deritanishëm i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ndryshojë, duke pasur parasysh se nuk po ka produktivitet. Në marrëveshje që një vit ka lëvizje, ka takime, por nuk ka produktivitet. Për ne dialogu duhet të kalojë në një etapë tjetër, duhet të kalojë në një etapë të diskutimit të marrëveshjes finale, ku Kosova kërkon njohje reciproke dhe nuk ulet më në diskutim teknik. Për shkak se është abuzim me shtetin e Kosovës, është abuzim me kohën e zëvendëskryeministrit, me qeverinë dhe dalje nga prioritet tona”, tha ai.

Ai ka prezantuar pesë rekomandimet e rezolutës së AAK-së, që sipas tij, kanë qëllim fuqizimin përballë Serbisë.

“Njohja e shtetësisë dhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. 2. Republika e Kosovës është e përkushtuar që marrëveshja duhet të arrihet në përputhje me idenë e arritjes së zgjidhjes së madhe me një samit ndërkombëtar të organizuar nën kujdesin e presidentit Biden, përfaqësuesve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ne nuk jemi duke folur për turizëm, që të shkojmë në konferenca me u ul. Kur presidenti i shtetit amerikan Biden përmes emisarit të vet e merr rolin që të bëjë një marrëveshje ndërkombëtare e jo të shkojmë me dal në suret në Bruksel”, ka treguar ai.

Ai tha se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me parimet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Zgjidhja e madhe duhet të sigurojë që marrëveshja përfundimtare do ta hap rrugën për një dialog të vazhdueshëm brenda palëve për gjitha çështjet e hapura pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Pas marrëveshjes, dialogu duhet të vazhdojë për çështje të tjera të hapura me garanci nga ShBA-të, BE, posaçërisht nga vendet e QUINT-it dhe Mbretëria e Bashkuar”, ka deklaruar ai.

Gjatë fjalimit të tij, ai u zotua se kanë dhënë kontribut në shtetndërtim duke qenë bashkë në momente të caktuara edhe ma partinë e cila sot është në pushtet./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

KPK përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kërkohet largimi i Xhakës dhe trajnerit nga Sunderlandi

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën