TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Kompanisë që prodhon dyer e dritare i ishte dhënë tenderi për riparimin e Bllokut A5

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kompanisë që prodhon dyer e dritare i ishte dhënë tenderi për riparimin e Bllokut A5

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti po tregohet i paguximshëm për t’i shkarkuar Martin Berishajn e Nagip Krasniqin.

Sipas tij krejt kjo situatë lë për të dyshuar se kemi të bëjmë me një sistem të organizuar që ka pasë për qëllim sigurimin e financave për VV-në.

“Sigurisht që shpjegimin duhet ta japë vet kryeministri Kurti. Pse është i paaftë me i shkarku dy njerëzit më të përfolur për korrupsion. A është vet z. Kurti në ndonjë mënyrë i përfshirë me këta njerëz sepse mbrojtja e tyre nga VV e nga Qeveria në mënyrë kaq fanatike, lë për të dyshu se kemi të bëjmë me një sistem krejt të organizum e që ka pasë për qëllim sigurimin e financave për VV, në një mënyrë ose tjetrën. Sepse Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë deri më sot nuk e ka mohuar që Martin Berishaj apo paratë e ndërlidhura me të nuk kanë hyrë në fushatën e saj politike”, ka deklaruar Tahiri.

Duke folur për rastin e Nagip Krasniqit, ai ka thënë se KEK-u në kohën e tij ia ka dhënë tenderin për riparimin e Bllokut A5, një kompanie që funksion primar e ka prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës.

“Rasti i Nagip Krasniqit kur një kompanie që prodhon plastikë, domethënë aktivitet primar e ka dyer e dritare të plastikës, i është dhënë tenderi në mënyrë të negociume nga KEK-u për me riparu Bllokun A5. Qysh mundet një kompani që prodhon dyer e dritare me riparu Bllokun A5. Natyrisht që ajo kontratë është ndërprerë por nënshkrimi i saj i ka sjellë dëm Kosovës. Nuk është prodhu rrymë nga blloku A5, 130 megavatë në orë nuk ka pasë prodhim”, ka deklaruar ai në Ditari në Tëvë 1.

Sipas Tahirit Qeveria ka dhënë 89 milionë euro avans për punë që ende nuk janë kryer.

“Nagip Krasniqi është zënë në flagrancë duke nënshkruar një kontratë të dëmshme njëburimore dhe nuk është vetëm KEK-u që është duke nënshkruar kontrata njëburimore. Janë me dhjetëra kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo Qeveri ka paguar 89 milionë euro para avans për investime kapitale për punë që ende nuk janë kryer. Asnjëherë, asnjë Qeveri e Kosovës nuk ka paguar më shumë para dhe këtë duhet ta hetojë edhe nga Prokuroria. Pra janë paguar avans dhe nuk ka siguri që ato punime do të përfundojnë”, ka thënë Tahiri.

Tags: Blloku A5Xhafet Tahiri
ShareTweet

Postime të ngjashme

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama tregon investimet e tij në Prishtinë gjatë mandatit 4-vjeçar

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Elezi: Mbi 1.3 milionë qytetarë votojnë për balotazhin e 9 nëntorit

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, donte vend titullari e tek unë veç deka është e sigurtë

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën