TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri

Sipas Tahirit, temat e sigurisë, kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm i tyre, me ç’rast tha se janë duke i adresuar nëpërmjet interpelancave, punës në komisionet e Kuvendit, pyetjeve parlamentare dhe debateve.

“Megjithatë, tema e parë të cilën dua ta adresoj sot lidhet me shqetësimet që AAK-ja i ka në raport me gjendjen në vend, e cila është shumë serioze dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim shtetëror. Në emër të AAK-së e ftoj kryeministrin Kurti që urgjentisht të thërras në një takim krerët e partive politike parlamentare, për të diskutuar dhe për të çuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në vend. Planet djallëzore të Serbisë, tani më i kanë kaluar vijat e kuqe, si rrjedhojë, uniteti në këto situata është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Tahiri.

Ai pasqyroi edhe aktivitetin e Grupit Parlamentar të AAK-së gjatë vitit 2022.

“Raporti prezanton angazhimet si: rezolutat parlamentare, interpelancat, nismat ligjore, amandamentet, debatet, pyetjet parlamentare dhe tryezat. Grupi Parlamentar i AAK-së e konsideron se angazhimi parlamentar ka qenë i prirë në përfaqësimin e drejtë të interesit të qytetarëve dhe shtetit. Në rend të parë i ndërtuar mbi tema jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës, si ato të ndërlidhura me situatën e sigurisë, politike, dialogu, partneriteti me aleatët, sovraniteti dhe ato socio-ekonomike si ekonomia, inflacioni, ndikimi enorm në rritjen e çmimeve, por edhe ato shoqërore si grevat, kërkesat për rritjen e pagave”, tha Tahiri.

“Njëkohësisht, kemi ofruar kontribut dhe alternativa, nisur nga dialogu dhe konsolidimit të shtetësisë, rreth krijimit të qartësisë dhe besueshmërisë me aleatët, e deri tek problemet specifike, sikurse lehtësirat fiskale, e një seri temash e çështjesh. Temat e sigurisë, kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm, duke i adresuar nëpërmjet interpelancave, punës në komisionet e kuvendit, pyetjeve parlamentare dhe debateve. Kjo ka shërbyer në dy drejtime, e para për paralajmërim të hershëm për Qeverinë lidhur me situatën e rëndë, por edhe njëkohësisht për ta mbajtur të mbikëqyrur mbi këto zhvillime. Fokus i veçantë, këtë vit, kanë qenë diskutimet dhe debatet parlamentare për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin e Pagave. Duke nxitur, por edhe kontribuar që përmes miratimit të rezolutës, që Ligji i Pagave, të miratohet por edhe hyrj në fuqi sa më shpejt, por edhe për të alarmuar presionin për të vendosur kontroll partiak mbi administratën publike e rrezikuar në tërësi reformat”.

“Përgjithësisht ky vit është karakterizuar me paqartësi dhe pasiguri në disa rrafshe, si atë politik, sigurisë, social, ekonomik, e parasëgjithash për drejtimin e vendit. Krejt këto edhe pse në pamje të parë si veprime të ndara, kanë ndikuar në esencë në tri dimensione: e para, të instalimit më të madh të kontrollit partiak mbi shtetin; e dyta, në rritjen paqartësive e përplasjeve me aleatët, për pasojë rrezikim të sigurisë dhe arritjeve si vend; dhe treta, në mungesë të menaxhimit të krizave të importuara, janë prodhuar kriza socio-ekonomike të brendshme”, tha ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

AKK shpreson që komunat veriore do t’i kthehen

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

Ligji i ri i miratuar në SHBA: Gjendja e demokracisë në Serbi shqetësuese, kushtet zgjedhore të padrejta

Ligji i ri i miratuar në SHBA: Gjendja e demokracisë në Serbi shqetësuese, kushtet zgjedhore të padrejta

“Këndi i Debatit” 18.12.2025

“Këndi i Debatit” 18.12.2025

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça mposht sërish Borën, mbanë kreun

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi kthehet te fitorja, mposht Yllin në Suharekë

AKK shpreson që komunat veriore do t’i kthehen

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën