TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri e quan alarm kombëtar përfshirjen e asamblistit të VV-së në kontrabandën e drogës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Nëse do ta dëgjonim FMN-në nuk do t’i rrisnim kurrë pagat

Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci për kontrabandim të drogës.

Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në një organizatë kriminale me përmasa mbarë shqiptare e përtej kufitare, brenda së cilës bashkëjetojnë lloje të ndryshme keqpërdoruesish, abuzuesish, trafikantësh droge, e deri tek vrasësit e porositësit që duan vrasjen e oponentëve politik.

Ai tha se kjo ngjarje është alarm kombëtar për atë se kush na qeverisë sot.

Postimi i plotë i tij:

ZdraVVo Bando!

Narkotrafiku i pushtetarëve të Albin Kurtit, është veç episodi i radhës në mentalitetin trafikant, korruptiv, abuzues, e keqpërdorues të kësaj qeverie. Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në një organizatë kriminale me përmasa mbarë shqiptare e përtej kufitare, brenda së cilës bashkëjetojnë lloje të ndryshme keqpërdoruesish, abuzuesish, trafikantësh droge, e deri tek vrasësit e porositësit që duan vrasjen e oponentëve politik.

Zyrtarët e VV-së bashkë me mafinë e Serbisë, i kanë vjedhur popullit të Kosovës rreth 100 milion euro në energji elektrike.

Zyrtarët e VV-së, i kanë vjedhur popullit të Kosovës dhjetëra miliona euro në rezerva shtetërore, në grurë, vaj e sheqer.

Zyrtarët e VV-së vjedhin në çdo metër asfalt që shtrohet, vjedhin në trashëgimi kulturore, vjedhin në leje e licenca dhe në çdo barnë që blihet me buxhetin e taksapaguesve. Mendja s’na e kish marrë por ja që tash paskan nisur edhe biznesin e narkotrafikut përtej kufitar.

Kush e di se sa tonelata drogë në vlerë miliona eurosh është dërguar në Shqipëri e vende të tjera, para se të zihet asamblisti i Vetëvendosjes, si protagonist i narkotrafikut.

Kjo ngjarje është alarm kombëtar për atë se kush na qeverisë sot. Si t’i zihet besë një pushteti që në vend se ta luftojë krimin, organizohet për ta mundësuar krimin, korrupsionin, hajninë, e tash edhe narkotrafikun. Si mund të qëndrojnë në pozita, ata që janë të thirrur për rend, ligj e siguri, përderisa bashkë partiakët e tyre janë në krye të aferave më tmerruese që ka parë ndonjëherë Kosova e mbase edhe rajoni.

Ky narkopushtet, duhet të marrë fund.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Sulmuesi Rrahmani, më i miri i xhiros

Sulmuesi Rrahmani, më i miri i xhiros

Hamza e kushtëzon Kurtin – A shkon në takim? / Trump i ASHPËR – çka ndodh sot? | MESDITË @teve1

Hamza e kushtëzon Kurtin – A shkon në takim? / Trump i ASHPËR – çka ndodh sot? | MESDITË @teve1

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën