Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë Projektbuxheti i paraqitur në Kuvend nuk reflekton ekspozenë e paraqitur nga kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se nuk është bërë asnjë ndryshim nga miratimi i buxhetit në tetor të vitit të kaluar.
“Qeveria e Kosovës ka ‘mrizua’ nuk ka bë asnjë veprim mbi programin politik e as rezultatin zgjedhor. Jemi duke fol për një buxhet provizor, disa muajsh. Buxhet që nuk reflekton asgjë në ekspozenë e paraqitur nga kryeministri. Në buxhet investimet kapitale shumica janë projekte që janë duke vazhduar dhe nuk nga ato që i paraqiti kryeministri në ekspozenë e tij. Ky nuk është buxhet i këtij viti, por i tetorit të vitit të kaluar”, ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit ku po diskutohet Projektbuxheti.
Ai poashtu ka kritikuar edhe ndarjen e buxhetit për ushtrinë, ku ka thënë se investimet e premtuara nuk mund të bëhen me shumën e paraparë./teve1.info/







