TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri-Beqa e quan të qëllimshme deklaratën e Ramës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri-Beqa e quan të qëllimshme deklaratën e Ramës

Analistja politike Arta Tahiri-Beqa ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot pasdite tha se kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për zhbllokimin e çështjes së Asociacionit.

Sipas Tahiri-Beqës, Rama nuk i ka të matura reagimet dhe kjo deklaratë e tij ka qenë e ngutshme e e qëllimshme.

“Nuk është hera e parë. Nuk do i quaja të matura reagimet e tij. E them një gjë të tillë sepse Rama në momentin që ai del me një deklaratë pa u prononcuar Kurti apo pa u prononcuar të gjithë ata negociatorë të cilët janë prezent në këtë takim, më duket një informacion i ngutshëm që mund të sjellë pasoja. Ne e dimë që fryma e bashkëpunimit mes Ramës e Kurtit nuk është një frymë shumë e këndshme kohëve të fundit…po (e qëllimshme)…Rama asnjë gjë nuk e bën në mënyrë të rastësishme në politikën e tij. Është një lider, nuk duhet mohuar por ai nuk bën asnjë gjë të rastësishme”, deklaroi ajo në “Ditari” në Tëvë 1.

Rama sot e ka përgëzuar Kurtin “për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të Asociacionit të komunave me shumicë serbe përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme”. Siç tha ai, ky është një moment historik i rëndësishëm.

Rreth kësaj çështjeje nuk ka pasur ende një deklarim nga Kurti apo liderët e BE-së.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në Bruksel.

Në takime ishte i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të nxjerrë vendime Qeveria në detyrë?

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tre vendime

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

A mund të nxjerrë vendime Qeveria në detyrë?

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tre vendime

“Këndi i Debatit” 13.11.2025

“Këndi i Debatit” 13.11.2025

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Shqipëria mposht Andorrën

Formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën