Sipas saj, kjo është shqetësuese dhe institucionet po dështojnë.
“Dhuna në Kosovë është bërë një fenomen në rritje dhe kjo është shqetësuese. Institucionet tona po dështojnë. Në momentin që një grua nuk ka mbështetje financiare, e pa punësuar apo diçka tjetër, nuk ka banim të qëndrueshëm”, ka deklaruar ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Tahiri-Beqa tha se duhet të ketë banime sociale ose kolektive e jo qendra.
“Në qoftë se gruaja e cila është martuar dhe ka dhunë të vazhdueshme psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe nuk pranohet nga familja edhe pse duhet shteti ta rregullojë këtë gjë. Duhet të ketë banime sociale ose kolektive dhe jo qendra”, ka theksuar ajo.
Po ashtu, Tahiri-Beqa thotë se në momentin që raportohet dhuna, duhet të merren me rastin edhe psikologët.
“Duhet në momentin që raportohet dhuna, jo vetëm policia të merret me rastin, duhet të aktivizohen mekanizmat mbrojtës me këtë rast, si psikologët të merren me rastin”, tha ajo. /Teve1.info/