TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri akuzon pushtetin për bllokim të hetimit për subvencionimin e teksteve shkollore

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Humbja e mostrave të Astrit Deharit, Tahiri: Prokuroria të vë para drejtësisë përgjegjësit

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se deputetët e shumicës kanë vendosur që ta bllokojnë hetimin e aferës së keqpërdorimit të parave për blerjen e teksteve shkollore.

Sipas tij, ata e kanë zëvendësuar kryetarin dhe zëvendës kryetarin e këtij komisioni hetimor nga radhët e opozitës, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi.

“Në panikun e gjetjeve të deritanishme në Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e aferës së keqpërdorimit të miliona eurove në emër të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, deputetët e shumicës, anëtarë të këtij komisioni kanë vendosur që t’a minojnë dhe bllokojnë hetimin përfundimtar të kësaj afere, duke u mbledhur sot në mënyrë të paligjshme, e duke e zëvendësuar kryetarin dhe zëvendës-kryetarin e këtij komisioni nga radhët e opozitës – e të cilët – i ka zgjedhur Kuvendi”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Tutje, Tahiri është shprehur se si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor këtë vendim të shumicës e konsiderojnë atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit.

“Si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor, vendimin e sotëm të deputetëve të shumicës parlamentare e konsiderojmë jo vetëm të paligjshëm, por atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit, vendim i cili, në të njëjtën kohë është edhe një provë shtesë se pse pushteti i frikësohet hetimit të kësaj afere dhe pse ka vendosur që në mes të procesit t’a bllokojnë këtë komision”, ka shtuar ai.

Gjithashtu ka njoftuar, se para se t’i drejtohen Prokurorisë Speciale, për këtë vendim të paligjshëm do të kërkojnë sqarime nga Kryetari i Kuvendit.

“Për këtë vendim të paligjshëm e të turpshëm, do të kërkojmë sqarime edhe nga Kryetari i Kuvendit, para se ti drejtohemi Prokurorisë Speciale për të hetuar këtë aferë korruptive, që ka për kryeprotagoniste Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci”, ka shkruar ai./teve1.info.

Tags: abelard tahiriprokurori specialeTekstet shkollore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën