Pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka bërë të ditur se Projektligji për Kodin Civil është një ndër prioritetet për ta.
Siç ka deklaruar Szunyog, përafërimi i ligjeve të Kosovës me tregun e BE-së është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit të integrimit evropian, përcjell teve1.info
“Ne i konsiderojmë prioritet projektligjet për Kodin Civil, prokurimi publik, menaxhimi i pasurive të konfiskuara, Inspektorati i Arsimit, mjekësia ligjore dhe edukimi në fëmijërinë e hershme”, tha Szunyog.
Szunyog u takua sot Konjufcën për të diskutuar mbi agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës 2023, prioritetet dhe çështjet e kuorumit, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përparimin në reformën zgjedhore dhe mungesën e konsideratës për rekomandimet e BE-së për ligjet për zyrtarët publikë dhe pagat. /Teve1.info/