TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligj e rregulla të reja

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligj e rregulla të reja

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova është përmirësuar shumë në aspektin e integritetit zgjedhor, i cili sipas tij, nuk është vetëm detyrë e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), por edhe detyrë e qytetarëve.

Szunyog në shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën: “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”, që është organizuar nga KQZ-ja, ka thënë se BE-ja është e interesuar të shoh përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Nuk është vetëm detyrë e KQZ-së që të sigurojnë se zgjedhjet janë të mbajtura me integritet por është edhe detyrë e qytetarëve. Integriteti zgjedhor është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të dimë që çdo votë shkon aty ku duhet… kemi pas edhe raste kur kemi pas disa mashtrime në zgjedhje dhe kjo ka luhatur besimin e njerëzve në proceset zgjedhore dhe në sistemet demokratike. Kosova është përmirësuar shumë në këtë fushë. Më lejoni që ta theksoj se ne jemi të interesuar që ta shikojmë përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Dëshirojë ta shikoj këtë proces të përmirësuar dhe kompletuar me një ligj të ri dhe rregulla të reja“, ka theksua ai.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se KQZ-ja ka miratuar dokumentin “trendët zgjedhore 2009-2021”, i cili është gjithëpërfshirës dhe prezanton të dhënat që u takojnë pesë proceseve zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe katër procese për komunat.

“Në pjesën e tretë të këtij dokumenti mund të themi se është pjesa më thelbësore e tij sepse paraqiten të dhënat në votime sipas 6 grupmoshave, të ndarë sipas gjinisë dhe komunave. Kjo pjesë ka një volum të madh të informacionit. Duke u mbështetur në të dhënat e analizuara, mund të konstatojmë se votuesit që i takojnë grupmoshës 18-21 vjeç, shënojnë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhje, e ndjekur nga votuesit e grupmoshës 41 deri 46 vjeç. Përqindja e pjesëmarrjes në votime në ditën e zgjedhjeve te grupmosha 18-21 vjeç, në të shumtën e rasteve ka kaluar 50 për qind “, ka thënë ai, duke shtuar se ky dokument ofron të dhëna të detajuara për pjesëmarrjen në zgjedhje në çdo komunë sipas gjinisë, përqindjen e pjesëmarrjes për çdo komunë dhe përgjatë çdo procesi zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndër të tjera ka folur edhe për reformën zgjedhore.

“Reformën zgjedhore e shohim si një mundësi të madhe për të adresuar të gjitha sfidat me të cilat është përballur ky institucion prej kaq kohësh. Pavarësisht arritjeve të mëdha që Kosova ka shënuar gjatë proceseve zgjedhore nga viti në vit, është e natyrshme që ato të përmirësohen vazhdimisht dhe natyrisht të ndryshohen edhe ligjet për t’u përshtatur zhvillimeve“, është shprehur ai.

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje tregon demokratizimin e një vendi. Sipas tij në Kosovë ka trend të rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Fatkeqësisht në gjithë botën, e në veçanti edhe në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje ka trendë të rënie që tregon shumë për problemet politike me të cilat ballafaqohen demokracitë sot. Në rastin e Kosovës për më keq, kemi të bëjmë me faktin që kjo pjesëmarrje e ulët në zgjedhje është e lidhur me faktin se listat nuk e reflektojnë situatën reale me numrin e votuesve të cilët janë në Kosovë”, është shprehur ai.

Lidhur me kontributin për organizimin e zgjedhjeve në vend, foli edhe drejtoresha për demokratizim në OSBE, Pascale Roussy.

Sipas dokumentit “Trendët zgjedhore 2009-2021”, në secilin nga proceset zgjedhore nga viti 2009 deri më 2021, meshkujt përbëjnë numrin më të madh të qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo diferencë theksohet se sillet nga rreth 40 mijë në rreth 50 mijë më shumë votues meshkuj. Po ashtu, edhe pjesëmarrja në votime është më e lartë tek meshkujt, gjatë proceseve zgjedhore të mbajtura nga 2009 deri më 2021. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që theri katër persona në Ferizaj për shkak të përkatësisë etnike

Prokuroria thotë se do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Ferizaj

Gjukanoviq nuk e pranon fajësinë për spiunazh, thotë se ende është punonjëse e OSBE-së

Gjukanoviq nuk e pranon fajësinë për spiunazh, thotë se ende është punonjëse e OSBE-së

Nis shqyrtimi fillestar ndaj Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh

Nis shqyrtimi fillestar ndaj Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte ndeshje tejet interesante

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Gjukanoviq nuk e pranon fajësinë për spiunazh, thotë se ende është punonjëse e OSBE-së

Gjukanoviq nuk e pranon fajësinë për spiunazh, thotë se ende është punonjëse e OSBE-së

Nis shqyrtimi fillestar ndaj Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh

Nis shqyrtimi fillestar ndaj Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh

Shqipëria hap sot edhe 4 kapituj për anëtarësim në BE

Shqipëria hap sot edhe 4 kapituj për anëtarësim në BE

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën