TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Szunyog: Kosova nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së për disa ligje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Szunyog: Kosova nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së për disa ligje

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë. Ai deklaroi se nëse këto nisma legjislative nuk ndryshohen, atëherë shërbimi civil do të jetë i cenueshëm nga politizimi.

Kështu u shpreh ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Szunyog deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.

“Kosova ka bërë po ashtu progres në racionalizimin e agjencive të pavarura, por nevojiten përpjekje të metejme për përshpejtimin e procesit. Sa i përket kornizës ligjore, fatkeqësisht, Kosova nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së dhe SIGMA-s në disa veprime kyçe ligjore dhe me duhet ta shfrytëzoj mundësinë e sodit që edhe njëherë t’i ngrisim shqetësimet tona. Ligji i ri për Zyrtarët Publik, Ligji për Pagat në sektorin publik dhe Ligji për bordin mbikëqyrës në shërbimin publik janë kyçe për reformat e suksesshme të administratës publike. Në rast se këto ligje nuk ndryshohen, rezultate të pritshme negative mund ta bëjnë shërbimin civil të cenueshëm ndaj një rreziku më të madh të politizimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

Kurse, drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha Stublla tha se reforma është thelbësore për çdo shtet.

“Konsultimi i shoqërisë civile dhe i akterëve relevantë në procesin e hartimit të këtyre dy ligjeve nuk ka qenë i kënaqshëm dhe gjithashtu jo gjithëpërfshirës dhe kuptim plot që përtej faktit që shumë shpesh nuk jemi përfshirë, siç është rasti në rishikimin e fundit të Ligjit për Zyrtarët Publik, ndonëse jemi përfshirë në faza më të hershme, imputet tona nuk janë trajtuar apo nuk janë marrë parasysh. Edhe vlerësoj dhe po e përçoj si mesazh që është tejet e rëndësishme, sidomos për procese të tilla reformuese, siç është reforma e administratës publike, përfshirja kuptim plot e në faza të hershme të shoqërisë civile dhe hisedarëve të tjerë dhe mbetet qenësore”, përfundoi ajo.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se janë të përkushtuar për një administratë efikase dhe llogaridhënëse.

“Ne përmes politikës sonë me Ligjin për Zyrtarët Publik synojmë pikërisht depolizitimin e administratës. Pra, jemi të përkushtuar për të ndërtuar një administratë që funksionon mbi parimet e meritokracisë, transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit. Zbatimi i Ligjit për Zyrtarët Publik ka filluar qysh në shtator të vitit 2023, kur ligji ka hyrë në fuqi dhe zbatimi i ligjit është duke vazhduar kur ne si ministri jemi në proces të hartimit të të gjitha akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj. Gjithashtu, muajin e kaluar qeveria ka miratuar ligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publik, me qëllim që ndër të tjera të adresohen kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit shkurt 2023”, tha ai. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Dy goditje, fitorja e Kosovës ia shuan gjasat Serbisë për Botëror

Agjenda e kombëtares para ndeshjeve të nëntorit – Të premten lista, javën e ardhshme grumbullimi dhe përgatitjet

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Caktohen gjyqtarët për javën e 13-të, mungojnë Nuza e Kastrati

Caktohen gjyqtarët për javën e 13-të, mungojnë Nuza e Kastrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën