Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën zyrtare para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit. Një ndeshje e cila do të shërbejë si përgatitje për atë zyrtare ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.
“E dimë që duhet të luajmë kundër Letonisë në shtëpi në pak ditë dhe duhet ta përgatisim mirë sepse janë të fortë fizikisht. Janë shumë të organizuar dhe gjithashtu për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e fortë dhe duhet të përgatitemi. Lojtarët që munguan e dimë. Jemi në Kombëtare dhe jam këtu në 2-3 vjet dhe kanë ndodhur shumë gjëra dhe duhet të jesh gjithmonë i përgatitur për gjithçka dhe për listën e pritje. Për fat të keq kemi disa të dëmtuar po jam i lumtur që kemi të tjerë dhe nuk ka justifikime. Duhet të luajmë ndaj Letonisë.
Kur flet për Bajramin është e thjeshtë. Kishim një listë pritje, që me 17 gusht, dy javë më vonë nuk kisha asnjë përgjigje ndaj isha i lirë të bëja një listë, bëhet fjalë për lojtarët që merr. Kishim miqësoren dhe Letoninë. Një ditë më vonë, pas konferencës, dikush nga federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të ndërrojë federatën. Ishte të shtunën, fola me të rreth 30 minuta me telefon, gjithçka është qartësuar. Fat të mbarë, ndodh shumë shpesh në botë, edhe me eksperiencën në Brazil. 2-3 lojtarë flitnin për Brazilin apo Italinë. Asgjë më shumë se kaq, kjo është e vërtetë. Për fat të keq, por asgjë tjetër. I uroj më të mirën.
Të rinjtë në Kombëtare dhe formacioni me Gjibraltarin? Kur luan në Kombëtare, këto gjëra ndodhin gjithmonë dhe bëhet fjalë për gjëra që kanë ndodhur edhe me Brazilin dhe e kam nga eksperienca. Kemi 23-24 ose 25 lojtarë por dikush që dëmtohet do të ndërrohet. Jam i lumtur me lojtarët si Kaçurri, Shpendi, Çokaj dhe kam besim. Ata provojnë ta shijojnë dhe janë të lumtur dhe kjo ka rëndësi. Gjithashtu kemi ndeshje të ndryshme, miqësore e para dhe secili që hyn në fushë do të fitojë dhe jam i bindur se është e vështirë dhe nesër duhet të bëjmë më të mirën. E rëndësishme për ne sepse në 6 ditë kemi ndeshje dhe duhet të punojmë. Mendoj për 24 lojtarët që kemi. Pasnesër do të mendojmë për 11 ndaj Letonisë.
Sot morëm Simonin, erdhi për të zëvendësuar Kastratin. Një javë më parë, fola me Kastratin ishte e vështirë por erdhi këtu. Dje kishim një stërvitje dhe nuk ishte në 100% ndaj morëm Simonin. Besoj te ai, e mora në Europian, kaloi një muaj me ne, ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe turneu, ai e gëzoi atë moment me ne.
Broja është në rregull, nuk ka asnjë problem. Broja e di që është e rëndësishme që të vazhdojë të luajë, flas për jetën, karrierën e klubin. Ai është i ri, ndaj është e rëndësishme të shkojë në fushë, të ndihmojë ekipin, të shijojë lojën, të marrë eksperiencë. Ai ka ndryshuar në ditët e fundit, është një jetë e re. Ai po jeton në Angli, por është klub i ri e metodologji e ndryshme, ai ka luajtur disa minuta, nuk është maksimumi i tij. Por po bëhet mirë e më mirë, asnjë problem fizik, është në rregull. Po stërvitet me ne, për momentin është në rregull.
Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk jemi të shqetësuar për trysninë, janë mësuar edhe lojtarët. Duhet të themi të vërtetën, është ndeshje vendimtare me Letoninë. Por më e rëndësishme është të përgatitësh ndeshjen. Duhet ta përballosh, të luash mirë, të bësh më të mirën, plus nuk kemi asnjë shans tjetër. Lojtarët e dinë, ne e dimë. Ne jemi mësuar të luajmë nën trysni, e përsërit që edhe lojtarët nuk kanë probleme. E kuptojmë sa e rëndësishme është ndeshja e radhës.
Faj për vendimin e Bajramit? Nuk ndjej faj, mundohem të bëj më të mirën, kam një staf të shkëlqyer që punon çdo ditë në Federatë. Është e vërtetë, e kam takuar dy vite e gjysmë më parë. Ishte fantastike atëherë që një brazilian fliste në gjuhën portugeze në Portugali me një shqiptar që luante në Portugali. Ai kishte shumë probleme te Benfika, nuk luante, ndonjëherë e afruam në ekip. Kam folur me të herën e fundit në qershor të jem i sinqertë, ndonjëherë edhe për situata taktike, që janë private. E mbaj për vete. Të shtunën fola për 30 minuta dhe këtë e mbaj për vete gjithashtu. Por them i uroj më të mirën. Këto gjëra ndodhin shpesh, e kisha këtë eksperiencë në Brazil, e kam parë të ndodhë shpesh. Nuk ndjej faj, në asnjë mënyrë, nuk ka shanse.
A e zgjodhët ju Gjibraltarin, apo kishit kundërshtar tjetër? Çfarë do të shohim nesër? Ne punojmë bashkë në Federatë dhe e thashë këtë. Shpenzoj kohën time çdo ditë atje dhe nisëm të punonim 3 muaj më parë ose më shumë. Presidentit i takon fjala e fundit dhe provon të na ndihmojë shumë dhe në futboll janë vështirë të përgatiten miqësoret dhe është 2 ditë para ndeshjes zyrtare nëse do të ishte një e tillë. Ndaj ne vendosëm të luajmë më datë 4, që të kemi më shumë ditë për të rikuperuar. Ne punojmë bashkë. Jemi të lumtur dhe do të provojmë ta shijojmë. Çdo ndeshje është e vështirë!
Nuk besoj te miqësoret. Kur shkon të luash 90 minuta, duhet të bësh performancën më të mirë, edhe rezultati është i rëndësishëm. Nuk mendoj se nëse ke ndonjë problem në ndeshje, do të ndikojë ndeshjen me Letoninë. Por pres që 3-4 lojtarë që kanë ardhur të ri, dua t’i shoh. Janë të rinj që nuk kanë pasur asnjë rast të luajnë me ne, mund ta nisin në formacion. Duhet të shohësh shumë gjëra individuale, lojtarët mund të shijojnë ndeshjen që të kenë mundësinë të jenë titullarë me Letoninë. Ajo është ndeshje shumë larg për ne për momentin dhe kjo është një mundësi për të gjithë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por njëkohësisht do të doja të shihja lojtarët të shijojnë ndeshjen, të bëjnë mirë dhe fitojnë vetëbesim për sfidën me Letoninë”, tha ndër të tjera Silvinjo.