TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

by TËVË 1
2 vjet ago
4
A A
Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon dëshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizum Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.

Kur u bë komandant i përgjithshëm, Selimi pohoi se filloi të mësoi diçka më shumë rreth Shtabit dhe se kishte raste që personat herë shkonin në mbledhje e herë jo.

Ai u pajtua që ky ishte një organizim rastësor dhe se gjatë gjithë kohës nuk komunikohej me njëri-tjetrin.

Sylejman Selimi pohoi se nga G2-shi, Veseli kaloi në Shërbimin Informativ Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. U përgjigj me ‘e saktë’ kur u pyet se a quhej kjo strukturë SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).

Veç kësaj, ai tha se gjatë luftës asnjëherë Kadri Veseli nuk ka qenë në ndonjërin prej takimeve ku ka marrë pjesë ai.

“Si komandant zone dhe si komandant i përgjithshëm kur kam qenë, nuk ka qenë asnjëherë në takime Kadri Veseli”, tha ai.

Selimi u pajtua me avokatin e Veselit që tashmë ta akuzuarin nuk e kishte thirrur apo nuk ka folur ndonjëherë me të ndërkohë që kishte mbledhje sa ishte vetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Ndryshe, seanca e sotme është shtyrë dy herë. Një herë ishte planifikuar për orën 10:00, pastaj u shty për në 12:00.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/

Tags: HagëSylejman SelimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën