TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Syla: Ushqimi nga operatori ishte i dobët, kishte raste të helmimit të ushtarëve

by teve1
1 vit ago
0
A A
Syla: Ushqimi nga operatori ishte i dobët, kishte raste të helmimit të ushtarëve

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka akuzuar operatorin e fundit përgjegjës për përgatitjen e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës se ka pasur ushqim të dobët dhe të helmuar.

Sipas Syles ministria posedon fakte edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilat e dëshmojnë një gjë të tillë.

“Ka pasur probleme ka pasur lëshime, ka pasur dobësi, edhe keqpërdorime, ka pasur edhe raste kur kemi pasur ushqimin e dobët dhe të helmuar. Vazhdimisht ka pasur ankesa të tilla nga ushtarët. Ka edhe dokumentacion të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ka edhe fakte të tjera të cilat kanë dëshmuar këtë gjë. Sepse ky kontraktor ka qenë me vite të tëra dmth mbi 10 vite dhe natyrisht konkurrenca ka qenë e fortë por gjithnjë si konkurrues më i fortë ka dominuar dhe ka bërë një monopol deri më tani. E gjithë problematika që është shkaktuar tani është problem pse është larguar ai dhe nuk e ka më monopolin”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në tëvë1.

I pyetur se a kanë shifra për numrin e ushtarëve të helmuar nga ushqimi prej operatorit që ka qenë deri tani në FSK, Syla ka thënë se ka pasur raste të shumta madje edhe në polici pas i njëjti operatpr ka qenë përgjegjës edhe aty.

“Ka pasur raste të shumta për të cilat keni mundur të lexoni edhe përmes mediave, ka pasur edhe në polici se edhe policia ka pasur të njëjtin operator, por që nuk kemi mundur të marrim masa nuk ka pasur një qëndrim të prerë për të ndikuar që të mos vazhdojë përkundër faktit që ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që të përmirësohet ushqimi”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për mos gjetjen e një zgjidhjeje para skadimit të kontratës, Syla ka thënë se përveq proceduarave të prokurimit të cilat janë me afate të caktuara, ka ndodhur edhe për shkak të operatorit të fundit i cili falë përvojës ka ditur të shfrytëzojë hapësirat që i kanë konvenuar për ta shtyer.

“Janë procedura të prokurimit të cilat janë me afate të caktuara dhe me ditë të caktuara dhe njëkohësisht duke pasur përvojën e madhe të operatorit që ka pasur ka ditur të përdorë edhe ato hapësirat të cilat i kanë konvenuar për ta shtyer në vazhdimësi, njëkohësisht ato e kanë bërë të pamundur të përfundohet me afat një procedurë dhe ka vazhduar deri në fund dhe në fund është detyruar komisioni që të shpallë mënyrë emergjente për të mos mbetur si më parë”, ka theksuar Syla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

​Java e konsumatorit, theksohet rëndësia e informimit dhe kontrollit të produkteve

​Java e konsumatorit, theksohet rëndësia e informimit dhe kontrollit të produkteve

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Një muaj paraburgim për Gjestin

Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën