TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Syla: Meritat për njohjen e Kosovës nga Kenia i ka Pacolli

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Syla: Meritat për njohjen e Kosovës nga Kenia i ka Pacolli

Diplomati, Donat Syla ka deklaruar se është evidente që meritat për njohjen e Kosovës nga shteti i Kenias i ka ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, lobimi i Pacollit nuk është vetëm në Kenia por edhe në shumë vende tjera të cilat mund të marrin vendim për njohje të Kosovës në një periudhë të ardhshme kohore.

Syla në emisionin “Info Nata” ka shtuar se gjatë periudhës 5 vjeçare institucionet e Kosovës kanë qenë tërësisht inekzistente në lobimin në arenën ndërkombëtare për të fuqizuar rolin e Kosovës.

“Besoj që rëndësia kryesore është që ky ngërçi 5 vjeçar në të cilin jemi bllokuar është zhbllokuar. Se kush i ka meritat besoj se është evidente ajo se gjithandej edhe është pranuar si nga zyrtarët e si nga institucionet pra që ka pasur një angazhim të jashtëzakonshëm të ish-presidentit Behgjet Pacolli jo vetëm këtë vit por me vite e vite. Lobimi i tij nuk është vetëm te Kenia por është edhe në shumë vende të tjera të cilat mund të marrin vendim në periudhat e ardhshme kohore. Absolutisht konsideroj që në këtë periudhë institucionet e Kosovës kanë qenë tërësisht inekzistent në lobimin në arenën ndërkombëtare për të fuqizuar rolin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, qesharake dhe infantile e ka quajtur deklaratën e ministres Gërvalla se ishte ajo dhe presidentja Osmani që u takuan me ish-presidentin e Kenias në vitin 2021 ku tha se në takim ka parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

“Sa i përket reagimit të ministres sonë të Punëve të Jashtme është në vazhdën e reagimeve të saj mund të them qesharake ose infantile që vazhdimisht i ka bërë. Uroj që kur të bëjë postime në shenjë mirënjohje për shtetin e Kenias në platformën “X” mos t’i ngatërroj flamujt ose emrin e Kenias me ndonjë shtet tjetër, kjo është e rëndësishme sepse zakonisht ka bërë këso gabimesh”, ka shtuar Syla.

Ndryshe, Republika e Kenias të mërkurën e ka njohur shtetin e Kosovës duke u bërë shteti i 118-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia, para se presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, të konfirmonte zyrtarisht se ka pranuar njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto./teve1.info/

Tags: Behgjet PacolliDonat SylaKeniaKosovaMeritaNjohje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën