Pavarësisht kësaj, edhe pas 12 vjet pritje qytetarët ende duhet ti nënshtrohen proceduarave të caktuara për të udhëtuar jashtë kufijve.
Por ka pak shpresë që kësaj pritje i ka ardhur fundi, meqë të enjten, Bashkimi Evropian do të diskutojë për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.
E optimiste për lajm pozitiv po duket kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi.
Mirëpo ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi.
Ky thotë që kësaj radhe nuk duhet të festohet para kohe.
Nëse veç bëhet, liberalizimi i vizave ju konvenon me së shumti qytetarëve.
Përgjigje interesante jep ky shqiptar që u lind dhe u rrit në Stamboll
E për këtë pritje kaq të gjatë qytetarët po fajësojnë dike.
Në rast të liberalizimit, përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.
Kronika e gazetarit Arton Rama.