Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është zgjatur afati për konvertimin e patentshoferëve ilegalë serbë në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.
Sveçla bëri të ditur se afati është zgjatur deri më 23 gusht.
“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla.
“I falënderoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentshoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi”, tha ai./teve1.info/