TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

by teve1
1 orë ago
0
A A
Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp, të cilin e falënderoi për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE ka ofruar në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit, palët diskutuan për angazhimet e Ministrisë në zbatimin e Ligjit për të Huaj, si dhe për hapat e mëtejmë drejt integrimit të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, në përputhje me kornizën ligjore të vendit.

Ministri Sveçla e informoi Komisionerin Kamp edhe për përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë për rritjen e përfshirjes së komuniteteve në institucionet shtetërore dhe për ofrimin e shërbimeve më gjithëpërfshirëse për ta.

Me këtë rast, Sveçla rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për respektimin dhe garantimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe angazhimin e institucioneve relevante për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Haxhiu takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Haxhiu takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani vlerëson mbështetjen e Turqisë: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim

Osmani vlerëson mbështetjen e Turqisë: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim

Vikendi sjell mot tipik pranveror

Vikendi sjell mot tipik pranveror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën