TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla pas protestës së NJSI-së: Prej marrjes së mandatit, policia e ka mbështetjen më të madhe financiare

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas protestës së sotme të Njësisë Speciale Intervenuese, Sindikatës së Policisë dhe njësiteve të tjera.

Sveçla tha se për Policinë e Kosovës, që nga marrja e mandatit, buxheti është rritur për 30 për qind, ndërkaq në investime kapitale rritja tha se është 300 për qind.

“Buxheti për pajisje operacionale ka qenë më pak se gjysmë milioni, ndërkaq sot është mbi 9 milionë euro apo 21-fish më shumë. Bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës të gjitha shërbimet shëndetësore në të gjitha rajonet e Kosovës, do të ofrohen për zyrtarët policorë me prioritet dhe pa asnjë pagesë. Me marrjen e mandatit nga ne Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tha se sakrifica asnjëherë s’mund të jetë pikënisje për të përkufizuar një shpërblim, pasi sipas tij, kjo formë përveçse e dëmshme, është edhe e pamundur.

“Asnjë sakrificë të popullit shqiptar në histori, të asnjë individi nuk do të mund ta shpërblejmë për ta barazvlerësuar sepse jeta është e paçmueshme. Ajo nuk ka çmim. Asnjë çmim, asnjë shpërblim nuk do të jetë i barazvlefshëm, asnjëherë, me jetën porse ky është angazhimi ynë për vendin. Gjatë kësaj kohe së bashku kemi bërë shumë punë të mira në drejtim të luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës, pavarësisht se nga gjyqësori s’është se jemi ndihmuar shumë. Veçanërisht kemi shtrirë integritetin, sovranitetin dhe sigurinë në veri të vendit”.

“Nuk besoj që ka pagë që do të na nxiste ta bënim këtë, por kemi bërë maksimumin që përbrenda mundësive tona të trajtojmë secilin njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton”, tha ai.

Tutje, ai tha se ishte i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën do ta gjenin sigurinë në Kosovë dhe gjendjen, sipas tij, të mjerueshme në aspektin infrastrukturor dhe financiar në polici.

“Por me shumë punë e angazhim, pavarësisht secilës sfidë, kemi bërë punë të mira e do të vazhdojmë të bëjmë.  Të gjithë së bashku kemi shtruar një rrugë të drejtë e të sigurt të ndryshimit të gjendjes së sigurisë në vend dhe kjo rrugë nuk ka më kthim mbrapa. Kushdo që në çfarëdo forme, për interesa personale apo grupore tenton të përdorë situata të ndryshme me qëllim të zbehjes së këtyre angazhimeve është i predispozuar që të dështojë.  Ne nuk do të ndalemi. Sepse ne jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë”, tha ai.

Njësitë speciale kërkojnë kushte më të mira, shpalosin një sërë kërkesash

Tags: Policia e Kosovesprotesta e NJSI-sëXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

WP: Një presidente e re e Kosovës zgjidhet natën vonë – do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime: Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi

Oda Amerikane mirëpret konstituimin e plotë të institucioneve të Kosovës

Oda Amerikane mirëpret konstituimin e plotë të institucioneve të Kosovës

Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj se Kosova po hyn në një kthesë të re

Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj se Kosova po hyn në një kthesë të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën