TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sveçla para të diplomuarve: Duhet të jemi vigjilentë në sigurinë e vendit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Sveçla para të diplomuarve: Duhet të jemi vigjilentë në sigurinë e vendit

Pjesë e kësaj ngjarje ishte ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson.

Ministri Sveçla ka thënë se kjo gjeneratë diturinë e fituar do ta përdorë për të rritur vigjilencën në sigurinë e vendit pasi që Serbia është pozicionuar krah Rusisë.

Reklamë

“Tash e katër muaj është duke ndodhur një luftë e padrejtë, por edhe e pabarabartë një agresion i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është rast ku ne si akterë të sigurisë ballafaqohemi me situata të reja. Është edhe një dëshmi që ne duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka ndikuar në sigurinë tonë duke marrë parasysh që Serbia është pozicionuar përkrah agresorit dhe në vazhdimësi ka bërë përpjekje për destabilizimin e vendit tonë. Deri tash kemi qenë në nivel të lartë të detyrës,” tha Sveçla.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë para të diplomuarve se janë zotuar si ministri të punojnë më shumë për të krijuar kushte më të mira infrastrukturore në institucionet e sigurisë.

“Jam e lumtur që shtetit tonë po i shtohen gjenerata të reja, me qëllim të kontributit dhe angazhimit në kuadër të rendit dhe sigurisë, por edhe sundimit të ligjit, dhe sidomos në një situatë tejet të vështirë për të cilën foli edhe ministri Xhelal Sveçla… Të gjithë bashkë jemi zotuar se do të rrisim kapacitetet tona në siguri, por edhe në drejtësi, dhe duhet të angazhohemi për kushte më të mira të punës brenda institucioneve tona… Shërbyesi korrektues i Kosovës ka një partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë për Siguri Publike dhe ne jemi të lumtur ta konfirmojmë këtë edhe sot, pra në këtë ditë të veçantë, të diplomimit të studentëve së gjeneratës së pestë” ka thënë Haxhiu.

Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm në Policinë e Kosovës, u ka thënë të diplomuarve se kjo gjeneratë kanë rol kyç në avancimin e institucioneve të sigurisë.

“Zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të sigurisë në Institucionet e zbatimit të ligjit me kuadër profesional, ndikon në ndërtimin e Institucioneve kredibile, llogari dhënëse dhe demokratike e që është edhe vizioni ynë për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt. Edukimi dhe trajnimi kanë rol të rëndësishëm sidomos, me formësimin në kuadër profesional në mënyrë që të kemi zhvillim institucional, ashtu siç e përmendi edhe ministri Sveçla jemi para sfidave të mëdha të sigurisë globale, sigurisë rajonale që natyrisht kanë influencë në vendin tonë”, tha Mehmeti.

Në fund të ceremonisë janë ndarë certifikatat për të gjithë të diplomuarit e nivelit bachelor, nga udhëheqësit e institucioneve të sigurisë së vendit./kp.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

97 zjarre sot në Kosovë, situatë e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë e Mamushë

97 zjarre sot në Kosovë, situatë e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë e Mamushë

Drita fiton “finalen e parë”, mposht Differdangen në Prishtinë

Drita fiton “finalen e parë”, mposht Differdangen në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X