TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla: Në veri janë të vendosura gjashtë barrikada, ka pasur shkëmbim zjarri në afërsi të Ujmanit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla në një konferencë për media, tha se Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saja në përmbushje të misonit.

“Duke pasur parasysh që Policia e Kosovës është ballafaquar me një sërë sulmesh ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj qytetarëve në veri të vendit pas hetimeve intensive të Policisë dhe koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë  disa kriminel që me veprat e tyre terroriste kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Ai foli edhe për arrestimin ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb teksa njoftoi se atij i është caktuar masa e paraburgimit  për 48 orë dhe i cili po akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues dhe kryerje të veprave terroriste, raportont teve1.info

“Me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e paraburgimit 48 orë dhe akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues dhe kryerje të veprave terroriste”, deklaroi Sveçla.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se dje janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveqan e Zubin Potok, teksa tha se për arsye të sigurisë janë mbyllur edhe pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

“Nga pasdita e djeshme janë ngriut gjashtë barrikada në komunat, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok me q’rast për arsye të sigurisë kemi mbyllur dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla komentoi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili ka kërcënuar me agresion ushtarak që ushtria serbë të kthehet në Kosovë, shkruan teve1.info

Sveçla tha se Vuçiq është dëshpruar nga arrestimi i organizatorit të bandave të tij kriminale dhe është kthyer në “detyrën e tij të viteve të 90-ta si propagandues”.

“Mbrëmë ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq i dëshpruar nga arrestimi i organizatorit të bandave të tij kriminale dhe në mungesë të çdo argumenti përball veprimeve tona tërësisht legjitime  u rikthye në detyrën e tij të viteve të 90-ta si propagandues”, u shpreh Sveçla.

Tutje, ministri Sveçla deklaroi se asnjë zyrtarë policor nuk ka ndaluar e as terrorizuar qytetarët serb, teksa tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë siguri në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Me bindje të plotë deklaroj se asnjëherë asnjë zyrtarë policor as nuk ka ndalur e lere më terrorizuar qytetarët serb, zyrtarët e Policisë së Kosovës janë të përkushtuar që sipas detyrave të tyre të angazhohen për ofrimin e sigurisë  dhe zbatimin e ligjit për tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serb që të mos bëhen pjesë e organizimeve kriminale, teksa kërkoi edhe largimin e menjëhershëm të barrikadave në veri të vendit.

“Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë vazhdojnë të mbahen rrugët e bllokuara unë iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serb që të mos bëhen pjesë e këtyre organizimeve kriminale ndërsa i’u bëjë thirrje organizatorve për largim të menjëhershëm të barrikadave”, deklaroi ministri Sveçla.

Tutje ai theksoi se nuk do të lejojnë që bandat krimimale të organizojnë e të pengojnë qarkullmin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën