TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla në takime me deputet dhe senator francez në Paris

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sveçla në takime me deputet dhe senator francez në Paris

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris, ka zhvilluar disa takime me një sërë deputetësh dhe senatorësh, përkatësisht anëtarë të Kuvendit kombëtar dhe të Senatit (Dhoma e lartë).

Sipas njoftimit, në të gjitha këto takime janë konfirmuar lidhjet e miqësisë mes Kosovës dhe Francës dhe rëndësinë që ato të përforcohen gjithherë e më shumë edhe përmes diplomacisë parlamentare.

“Në këto takime ministri Sveçla ndau informatat më të fundit rreth gjendjes së sigurisë së krijuar për shkak të veprimeve të agresionit të Serbisë në Kosovë, prej marrjes peng të oficerëve të Policisë së Kosovës në qershor, deri te sulmi terrorist i 24 shtatorit.Po ashtu gjatë këtyre takimeve Ministri Sveçla ka theksuar faktet më të reja për vullnetin dhe qasjen destruktive të regjimit të sotëm të Serbisë, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajon. Ndërsa në takim me parlamentarët francezë u vunë në dukje  përparimet e Kosovës në fushat demokratike dhe të sundimit të ligjit dhe tek agjenda reformuese e Qeverisë së Kosovës, me një theks të veçantë te reforma e administratës publike dhe ligjet përkatëse, por gjithashtu u bisedua rreth perspektivave evropiane të vendit dhe të rajonit edhe debateve të sotme rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim

Bëhet e ditur se gjatë gjithë këtyre takimeve u konfirmua që nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit sa më shpejt të mundshëm të Kosovës si dhe të rajonit në Bashkimin Evropian, por sipas njoftimit, integrimi duhet të bëhet në bazë të meritave.

“Në këto takime po ashtu u theksua mungesa e demokratizimit të Serbisë dhe radhitja e saj politike me fuqitë autokrate dhe diktatoriale globale, që u bënë faktorë kryesorë dhe kërcënues ndaj stabilitetit të gjithë rajonit dhe perspektivave të integrimit. Rrjedhimisht, ministri Sveçla ka ftuar deputetët dhe senatorët që të veprojnë në drejtim të sanksioneve ndaj Serbisë dhe të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, në mënyrë që të parandalohet çdo veprim i ri agresioni nga Serbia kundrejt Kosovës”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën