Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Milan Radojiçiç kishte lidhje me grupin e armatosur serb i cili ka kryer sulm terrorist të dielën në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo dëshmohet në dokumentet e gjetura, ku figuron lista e armëve që i ka dhënë Serbia atij.
“Kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit i cili është në listën e zezë të SHBA-së, Milan Radojiçiç që dëshmojnë lidhje e tij me këtë grup”, ka thënë Sveçla në konferencën për media./ teve1.info