TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sveçla: Kontrabanda e narkotikëve në veri ndihmohet nga grupe kriminale në Beograd

nga tëvë1
18 Tetor, 2022
0
A A
Sveçla: Kontrabanda e narkotikëve në veri ndihmohet nga grupe kriminale në Beograd

Sipas tij, ajo zonë ka qenë deri vonë imune ndaj çdo ligji të Republikës së Kosovës duke pas parasysh që është izoluar dhe mirëmbajtur nga grupet kriminale e të ndihmuara nga Beogradi.

Këto deklarime Sveçla i bëri gjatë një konferencë rreth iniciativës globale mbi krimin e organizuar e cila u mbajt në ambasadën italiane, ku u diskutua rreth bashkëpunimit të policisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për situatat aktuale të drogave.

Në këtë tryezë u tha se po ballafaqohen me sfida të mëdha të zvogëlimit dhe parandalimit të kësaj dukurie dhe kapjen e personave që bëjnë gjëra të jashtëligjshme duke prodhuar kështu qëndrueshmëri shoqërore që ju reziston fenomeneve të tilla.

“Kultivimi, posedimi, shitja dhe përdorimi i substancave narkotike nuk mund të gjykohet vetëm si ndeshje me ligjet e Republikës së Kosovës por është fenomen që cenon drejtpërdrejtë jetën e përdoruesve të rëndomtë dhe atyre që jetojnë përreth tyre dhe me ta. Si Ministri e Punëve të Brendshme në tërësi por edhe me agjencitë ekzekutive në veçanti jemi të angazhuar maksimalisht që me të gjitha kapacitetet tona të punojmë në zvogëlimin e kësaj dukurie si dhe në kapjen e të gjithë atyre që kultivojnë dhe shpërndajnë cilindo lloj të substancave narkotike”, tha Sveqla.

Ndërkaq ai foli edhe për hartimin e strategjisë katër vjeçar kundër narkotikëve.

Sipas ministrit Sveqla, gjatë këtij mandati kanë realizuar operacione të mëdha të kapjes së 1.7 ton të lëndëve narkotike, ndërsa tha se pjesa veriore e vendit është më e prekura nga kjo dukuri e që janë të ndihmuar nga grupet kriminale dhe Beogradi.

“Pas më shumë se një vit e gjysmë janë sekuestruar mbi 1.7 ton substanca narkotike të llojeve të ndryshme si: Marihuanë 1064 kg, kokainë 420 kg, heroinë 240 kg dhe mbi 27 mijë bimë kanabisi.

Dukuria e kultivimit dhe shpërndarjes është e shprehur në masë të madhe në veriun e vendit tonë. Ajo zonë ka qenë deri vonë imune ndaj çdo ligji të Republikës së Kosovës duke pas parasysh që është izoluar dhe mirëmbajtur nga grupet kriminale e të ndihmuara nga Beogradi. Me aktivitetet tona në atë zonë ka rezultuar me shkatërrimin e 5 laboratorëve të drogës në të cilat ka pasur dhjetëra miliona investime”, tha ai.

Kurse ambasadori i Italisë, Antonello De Rio, tha se krimi i organizuar shqiptar kontrollon disa tregje dhe për t’iu kundërvënë kësaj dukurie në nëntor të vitit 2020 Italia ka bërë bashkëpunim me policët e Kosovës.

Ai kërkon që të parandalohet sa më shpejtë krimi i organizuar dhe ndalimi i trafikimit të lëndëve narkotike.

“Natyra transnacionale e trafikimit të drogave, lokacioni strategjik që ka Kosova ditë e fundit ka rritur rëndësinë e saj si kryqëzim për tregtinë e paligjshme që ka rrjedhur nga vendet e tjera të cilat arrijnë në kontinentin evropian duke kaluar përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në aspektin nacional ky është fenomen i cili ka filluar dekada të tëra e nxitur nga rënia regjimit komunist në Shqipëri dhe nga tranzicioni. Krimi i organizuar shqiptar kontrollon disa tregje në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ka qenë bashkëpunim i frytshëm në mes forcave policore të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë që në vitin e kaluar u bë i mundur konfiskimi apo kapja e 400 kg kokainë që vinte nga ekuatori”, tha ai.

Në fund foli drejtoresha e Observatorit të Evropës Juglindore Fatjona Mejdini e cila u shpreh se në Kosovë krimi i organizuar nuk ka qenë temë qendrore sepse ka pasur sfida të tjera gjatë viteve të kaluara por ajo theksoi se po rrezikohet të preket nga krimi i organizuar sepse krimi ndikon thellë duke shkatërruar jetën e të rinjve./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

FC Prishtina nis të hënën përgatitjet për sezonin e ri

FC Prishtina nis të hënën përgatitjet për sezonin e ri

Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X