TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla e lidh protestën e veteranëve me luftën hibride nga Serbia

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi “po e humb betejën në terren me Kurtin”, dhe se “prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë”.

“Luftën hibride” Sveçla e ka lidhur me publikimin e audio-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV’s, Mimoza Kusari-LilWs me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe protestën e paralajmëruar të veteranëve të UÇK-së, pasi s’u përfshinë në Ligjin për pagën minimale.

Ai tha se Vuçiq po e humb ndikimin në veriun e Kosovës, sepse sipas tij i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.

“Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA. Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar. Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri i Brendshëm ka thënë se është e çuditshme që protesta e sotme në Prishtinë, që sipas tij vjen si rezultat i keqinterpretimeve, organizohet në të njëjtën ditë sikur në Beograd. Protesta, siç ka shkruar Sveçla, po organizohet nga njerëz që në deklarata publike kanë thënë se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.

“Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë. Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se mbetet të shihet nëse qytetarët e Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, “apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.

Veteranët e UÇK-së do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të shtunën nga ora 18:00.

Tags: albin kurtiAleksandar VuçiqXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën