Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka apeluar sot te qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të jenë përcaktues të së ardhmes së komunave të vendit.
Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje të lartë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi demokratik për zhvillimin e vendit.
Sveçla ka falënderuar gjithashtu zyrtarët e institucioneve të sigurisë, të cilët janë angazhuar në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve, në të gjitha komunat ku po zhvillohet raundi i dytë zgjedhor.
“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar, për progresin e gjithmbarshëm kryeqytetit tonë, Prishtinës. Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të jeni përcaktues të së ardhmes së komunave të vendit tonë. Po ashtu, falënderoj zyrtarët e institucioneve të sigurisë që sot janë të angazhuar në të gjitha komunat ku ka raund të dytë zgjedhor, duke kontribuar kështu në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të këtij procesi demokratik në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.







