TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suspendohet polici serb, i arrestuar në aksionin në veri

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Suspendohet polici serb, i arrestuar në aksionin në veri

Një zyrtar policor serb është arrestuar në veri në aksionin i cili është zhvilluar kundër kontrabandës dhe armëve.

Zv.komandanti për veriu, Veton Elshani ka thënë se i njëjti është suspenduar.

“Është i dyshuar në rastin e krimit të organizuar që është duke u hetuar dhe për këtë arsyeje është suspenduar pasi që është arrest…ne asistojmë çdo herë që kërkohet nga ana jonë. Janë shtëpi private, banesa private. Dy lokacione ashtu siç e thash në fillim një në Zveçan dhe një në Leposaviq”, ka deklaruar Elshani për Tëvë1.

Ndryshe njësitet e Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar aksion në veri dhe jug të Mitrovicës, ku ky operacion policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, nga ky operacion 16 persona janë shoqëruar në lidhje me dyshimin e veprave penale “detyrim, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim”

Aksioni është zhvilluar në 21 lokacione të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq. Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’. Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR. Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Mandatari izraelit për kryeministër e quan dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor si “terrorizëm hebre”

Mandatari izraelit për kryeministër e quan dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor si “terrorizëm hebre”

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Hamasi kërkon bisedime urgjente me garantuesit e armëpushimit pas sulmit izraelit që vrau 3 punonjës humanitarë në Gaza

Hamasi kërkon bisedime urgjente me garantuesit e armëpushimit pas sulmit izraelit që vrau 3 punonjës humanitarë në Gaza

Eurostat: Gati tre në katër familje në Greqi nuk kanë fëmijë

Eurostat: Gati tre në katër familje në Greqi nuk kanë fëmijë

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën